Video

07/08/2013 18:25:52

Nderron jete aktori Llambi Burgjia

Burgjia renditet mes aktorėve tė njohur elbasanas si Demir Hyskja, Ferit Gjevori, Hysen Biza, Agron Treceni e Shane Shllaku






ELBASAN - Ndėrroi jetė nė moshėn 75 vjeēare aktori dhe regjizori i njohur elbasanas Llambi Burgjia. Lajmi i vdekjes sė tij nga njė sėmundje e pashėrueshme u mėsua mengjesin e sotėm, ndėrsa kanė qenė edhe tė menjėherėshme reagimit e qytetarėve tė thjeshtė, por edhe tė intelektualėve pėr kėtė figurė tė njohur tė Elbasanit, qė nė vitet 1955 e nė vijim, qė me krijimin e estradės sė qytetit.

Burgjia renditet mes aktorėve tė njohur elbasanas si Demir Hyskja, Ferit Gjevori, Hysen Biza, Agron Treceni e Shane Shllaku, etj, tė cilėt sė bashku arritėn tė vinin nė skenė shumė premiera.

Ai jetonte me bashkėshorten e tij nė njė banesė nė qendėr tė qytetit. Baba i dy fėmijėve, ai tashmė ishte dhe njė gjysh i lumtur. Mesditėn e sė mėrkurės janė zhvilluar edhe homazhe nderimi pėr kėtė figurė tė qytetit tė Elbasanit, qė ēdo ditė e gjeje tė ulur nė hollin e teatrit "Skampa", duke kujtuar vitet, kur me humorin e tij kėnaqte spektatorin elbasanas.

Kreu i Bashkisė Qazim Sejdini shprehu ngushėllimet mė tė thella pėr ndarjen nga jeta tė aktorit Burgjia. "Humbja e tij do tė jetė e pazėvendėsueshme jo vetėm pėr familjarėt, por edhe pėr kolegėt, bashkėpunėtorėt dhe tė gjithė miqtė qė e patėn njohur. Si aktor, Llambi i dha vlera estradės me rolet e tij, si dhe teatrit tė kukllave. Elbasanit do t`i mungojė njė qytetar dhe aktor i nderuar si Llambi", tha Sejdini.

Tė njėjtin mendim, si edhe shumė ngushėllime, pėrcjellin edhe miqtė e tij, miq tė skenės dhe tė njohur ndėr vitet e jetės sė tij. Burgjia ka vėnė nė skenė mė shumė se 300 role komike nė skenėn e teatrit "Skampa". Ai ka qenė regjizori i mė shumė se 20 veprave letrare tė vėna nė skenė prej tij dhe interpretuar nga trupa e estradės sė Teatrit "Skampa".

HermesNews - ©2013