Video

07/08/2013 11:19:11

''Romeo & Zhuljeta'': po romėt ?

Artėdashės sjellin elementė nga jeta e komuniteteve me ngjyrė nė Durrės, paralele e ngjashme me atė qė u pa nė ekran






DURRĖS - Shfaqja e dokumentarit artistik “Romeo e Zhulieta”, nė galerinė e arteve Jozef, tė Durrėsit, u bė shkas pėr njė debat, lidhur me kushtet e jetesės dhe integrimin e romėve nė jetėn shqiptare.

Vepra e Stefan Ēapalikut, e cila kalon kufijtė e njė dokumentari tė zakonshėm, brenda 30 minutash kėrkon tė sjellė njė realitet pak tė njohur, duke kėrkuar edhe motive artistike nė tregimin e tij.

I njohur si dramaturg i impenjuar nė problematikat shqiptare tė tranzicionit, Ēapaliku edhe kėtė herė ka projektuar nė ekran njė dramė tė shkruar dhe tė vėnė nė skenė prej tij, me aktorė tė pazakontė.

Nė teatrin e mirėnjohur “Migjeni”, tė Shkodrės, janė ngjitur artistėt e rrugės, pėrfaqėsues tė komuniteteve rom dhe magjyp tė qytetit verior, realitetin e tė cilit Ēapaliku e njeh si artist e si shkodran.

Dy grupet, me urėn e Bunės dhe me problematikat e bashkėjetesės jo vetėm mes tyre, por edhe me ato tė integrimit me pjesėn tjetėr tė qytetit dhe me jetėn sociale-ekonomike tė vendit nė pėrgjithėsi, janė bėrė frymėzimi i trishtuar i autorit tė dramės, e cila ėshtė kthyer nė njė dokumentar.

Kamera e shkathėt e Florian Haxhihysenit, nė shumicėn e rasteve ka shmangur tekstin e tepėrt, duke nėnvizuar njė realitet jetese tė vėshtirė.

Pėrgatitjet e grupit artistik, qė do tė luajė nė skenėn e “Migjenit”, tragjedinė “Romeo e Zhulieta” tė Shekspirit, sipas versionit tė Ēapalikut, janė nė objektivin e kameras nėn qiellin gati pėr rrebesh tė Shkodrės, ndėrsa salla e shfaqjes mbushet me spektatorė qė kanė ardhur tė shohin veten dhe hallet e tyre.

Diskutimi i organizuar pas shfaqjes sė filmit-dokumentar nė Durrės, sipas autorėve, i shėrben njohjes mė mirė tė problematikės, e cila qė prej 10 vjetėsh mbėshtetet edhe nga Strategjia kombėtare pėr integrimin e komunitetit rom, trajtimi i tė cilėve ėshtė edhe kėrkesė e BE nė familjen e sė cilės kėrkojmė tė jemi.

Tė pranishmit sollėn elementė nga jeta e komuniteteve me ngjyrė nė Durrės, njė paralele e ngjashme me atė qė u pa nė ekranin, ku u projektua “Romeo e Zhulieta” e Stefan Ēapalikut.

Dokumentari i realizuar me mbėshtetjen e Qendrės Zeta dhe Fondacionit Soros, pas Shkodrės, Tiranės e Durrėsit, do tė shfaqet kėto ditė edhe nė Elbasan, Korēė, Fier dhe Vlorė.

HermesNews - ©2013