Video

30/07/2013 19:14:44

Bienalja e muzikės nė Durrės

Gjatė ditėve tė bienales do tė zhvillohet edhe Koncerti Didaktik me titull “Muzika dhe Matematika” si dhe do tė mbahet Nata e Yjeve te Rinj, njė konkurs i talenteve tė rinj, qė do tė zgjedhė solistin mė tė mirė, i cili do tė ftohet pėr disa koncerte nė Spanjė






TIRANĖ -Nga data 1 deri nė datėn 8 gusht, nė qytetin bregdetar tė Durrėsit, ku gjatė verės pushojnė me mijėra pushues vendas e tė huaj, do tė mbahet edicioni i 6-tė i bienales sė muzikės klasike “Netėt e muzikės klasike”. Bienalja e sivjetshme e muzikės klasike zhvillohet nėn moton: “Durrės: 700 vjet muzikė – nga Kukuzeli nė ditėt tona”.

Pėr kėtė arsye Nata e Muzikės sė Vjetėr i ėshtė dedikuar sivjet muzikantit tė lashtė durrsak Jan Kukuzelit (sh.XIII), Nata e Muzikės Mesjetare Antifonarit durrsakut Gjergj Danush Lapacaj (sh. XV); Nata e Muzikes Barrok do i kushtohet arshivit tė Familjes Durazzo (sh. XVIII); Nata e Muzikes Shqiptare do tė trajtojė temėn mbi artin e violinės nė Shqipėri dhe tė shkollės violinistike durrsake.

Vepra e porositur enkas pėr ēdo edicion, kėtė vit do tė jetė krejt e veēantė . 10 kompozitorė nga Durrėsi kanė shkruar secili nga njė variacion mbi njė korale tė Kukuzelit. Thuajse tė gjitha veprat do tė jenė premiera.

Nė kėtė aktivitet do tė marrin pjesė solistė edhe instrumentistė durrsakė tė suksesshėm jashtė vendit. Nė bienale merr pjesė edhe Grupi Instrumental Siglo XX, njė nga grupet mė tė njohura tė muzikės moderne i drejtuar nga njė instrumentist nga Durrėsi. Ky grup do tė luajė gjatė Natės sė Muzikės Moderne “Kuartetin e Fundit tė Kohėrave” tė Messiaen, njė nga kryeveprat e padiskutueshme tė muzikės sė shekullit XX.

.

HermesNews - ©2013