Video

28/07/2013 16:54:26

Njė fėmijė shqiptar troket nė qiellin e letrave tė Botės

Vetėm 8 vjeē tėrheq vėmėndjen e dhjetėra shkrimtarėve dhe studiuesve pėr talentin, gjetjet dhe tematikat e shkrimeve







SHKODER - Nilidon Pepushaj ka lindur mė 09.11.2001. Nxėnės i shkėlqyer, ka mbaruar klasėn e pestė nė shkollėn 9-vjeēare jo publike “Zėmra e Krishtit” nė Shkodėr. Meson anglisht dhe italisht. Ka filluar ti shkruaj skicat dhe tregimet qė tashti nė gjuhėn angleze.

Qė nė moshėn 8-vjeēare ka botuar shumė skica, poezi dhe tregime qė janė vlerėsuar nga gazeta e revista prestigjioze. Nė gazeten “Tribuna” qė botohet nė Athinė (Greqi), ka botuar qė 8 vjeē. Redaksia, qė nė fillim i ka shoqėruar botimet e tij me komente speciale dhe ka shperndarė heren e parė tė botimit 10.000 kopje gazete falas, pėr nder tė njė talenti tė veēantė, siē e ka cilėsuar.

Me dhjetėra janė botimet nė “Gazeta C”, gazetė online mbarėshqiptare, enciklopedike - informative qė emetohet nė internet, duke pasur si qendėr Hustonin e SHBA, por ka edhe qendrat e saj nė Athinė, Romė, Stokholm, Tiranė, Prishtinė, Shkup.

Eshtė kjo gazetė qė Nilidonit i boton ēdo tregim, ēdo skicė, ēdo poezi, saqė vetė drejtori i kėsaj gazete, gazetari e poeti i njohur Partizan Cene, jo radhė botimet e kėtij fėmije ua ka bėrė surprizė prindėrve tė tij, duke bashkėpunuar personalisht me Nilidonin.

Krijimet e tij shumė mediume prestigjioze ia kanė botuar edhe tė pa korrektuara, me gabimet normale ortografike tė njė fėmije, pėr tė ruajtur e pėrcjellė origjinalitetin e artit, duke ia shoqėruar me komente redaksional.

Mė 9 nėntor 2011, pikėrisht ditėn qė ka mbushur 10 vjeē, nga shtypshkronja e shtėpisė botuese” At Gjergj Fishta” ka dale nė shitje libri I pare I tij me titull “Zoti i Zi nė Shtėpinė e Bardhė”, Nga parathėnia e librit tė pare, shkruar nga poetja e shkrimtarja e njohur Fatime Kulli shėputim: “Nilidon Pepushaj ishte vetėm 8 vjeē kur tėrhoqi vėmėndjen e dhjetėra shkrimtarėve dhe studiuesve pėr talentin, pėr gjetjet dhe tematikat e shkrimeve. Por sot, Nilidoni bėn njė tjetėr surprizė pėr lexuesin kėtej e pėrtej Atlantikut. Fantazia krijuese e Nilidon Pepushaj shkon larg..., shumė larg..., nė botėn e qytetėruar demokratike..., nė Amerikė. Pikėrisht, Ai vjen me librin “bombė” nė treg (shqip-anglisht),“Zoti i Zi nė Shtėpinė e Bardhė”.

Gjeniu i vogėl me ide tė mėdha, shkrimtari krejt i veēantė pėr moshėn, ku akoma nuk i ka mbushur 10 vjeē, thotė ēfarė nuk mund tė shprehim ne shkrimtarėt e rritur, madje me njė stilistikė qė do e dėshironin edhe kolosėt ė letrave. Ndoshta ėshtė e paimagjinueshme, qė njė fėmijė kaq i vogėl, tė shkruaj njė libėr kaq “provokues...”, me ide e vizione tė mėdha pėr jetėn shoqėrore, sociale dhe atė politike.

Autori pėrshkruan mjeshtėrisht qėllim-dėshirėn e Pingupegės pėr tė hyrė nė politikė, (siē ndodh rėndom edhe nė jetėn tonė social-politike, ku politikanėt dalin nga fijet e barit, mbetur nėpėr baltėn e zhuritur pėr tė qenė “diell): “Pingupega vendosi tė kandidonte pėr President tė Amerikės. Pingupega ėshtė 9 vjeē, sa autori i kėtij libri. Me moshėn e njerėzorėve them. Prandaj mos ua merrni pėr keq as autorit, as Pingupegės qė ėshtė njė Pinguin, i cili kishte nė fillim krahėt e Pegasusit, por qė i humbi”. Pas “humbjes”, Pingupega (hero i librit) paraqet ide tė reja para popullit paqėsor e besimtar, ndaj gėnjeshtrave tė politikanėve qė duan t’i drejtojnė ata: “Pingupega lufton qė t’i sigurojė Botės njė jetė mė tė mirė. Patjetėr, qė i vetėm ai nuk mund ta bėjė gjithė punėn, sepse pėr ndryshimin e Botės duhen shumė dhe shumė njerėz tė tjerė.

Pingupega mendon tė ndihmojė tė varfrit, ata qė nuk kanė punė dhe shtėpi. Ai mendon t’u japė mė shumė dollarė atyre qė janė tė varfėr. Pėr kėtė ai po punon pa pushim ditė dhe natė. Asnjė nė kėtė Botė nuk do tė vuaj mė nga varfėria. Ēdo njeri do tė ketė aq shumė para sa tė mos ua zėrė as kasaforta”. “Zoti i Zi nė Shtėpinė e Bardhė” ėshtė njė libėr shumė interesant, jo vetėm nga gjetja e fabulės, por nga ndėrtimi i strukturės letrare, nga ironia e hollė e elegante e dialogėve tė personazheve, por mė sė shumti, nga idetė e shkrimtarit mė tė ri, 9 vjeēar, qė ėshtė i vetėdijshėm pėr ato qė mendon nė pavetėdijen e tij, (pasi ėshtė shumė i vogėl) pėr tė bėrė njė libėr qė do ēudisė jo vetėm bashkėmoshatarėt e tij (qė nuk e kuptojnė), por edhe tė rriturit.

Ai ka ditur pėr tė ecur letrarisht (si njė shkrimtar i madh) me fillimin e ngjarjes, duke i ndarė ato nė pjesė tė caktuara kohore tė veprim-mendim-qėllimit. “Aventurat e Pingupegės” dhe “Zoti i Zi nė Shtėpinė e Bardhė” janė nė njė linjė tė shtruar me dėshira tė ēuditshme, por jo tė parealizuara pėr personazhin kryesor tė librit, Pingupega. Autori i ka pėrshkruar aventurat e heroit tė librit si aventurat e njė pende tė hollė, e njė shkrimtari qė ke dėshirė ta lexosh me njė frymė, dhe kėshtu u zgjodh “President i Amerikės”. Pėr tė mos prishur kėrshėrinė e lexuesit, nuk po zbuloj detaje tė hollėsishme, por nuk e teproj tė them, se: autori 9 vjeēar Nilidon Pepushaj, i kėtij libri, ėshtė njė gjeni i vogėl me ide tė mėdha. Ėshtė njė shkrimtar qė do ta dėshironte ēdo komb, ta mbante si idhull nė gjirin e vet”!

Por mrekullia e madhe ndodhi kur Nilidoni shpėrtheu me romanin “ 15 minuta lojė me kohėn”, njė roman vėrtet jo vetėm i arritė artistikisht, por edhe krejt i veēantė nė fabulen dhe fantazinė, njė roman ku shrimtari e botuesi Dashamir Cacaj nė recensen e tij shprehet “ Mua dhe ndokujt tjetėr, nė hapin me kolor tė ndrrimit tė mijėvjeēarėve, na ka shkuar nėpermėnd litari i ankthit e i shpresės, pėr mrekulli tė vogla e tė mėdha tė mileniumit nė lindje e siper. Dhe nėse kemi besuar se po, nė pak vite jemi bindur se shekulli i 21- tė ka filluar mbarė. Njėra nga kėto mrekulli, e dhėntė Zoti aspak tė vogla, gjakoj tė jetė zbulimi i njė lėvruesi letrash tė fisme.

Ngjitem tek ky pod pėr tė dhėnė kėtė kumt, pasi kam lexuar njė kapule me vjersha dhe proza tė shkurtėra tė perafėrta me paradigmat, tė adoleshentit me tė ardhme. Midis vandakut tė krijimeve pėrfshij dhe librin “Zoti i Zi nė Shtėpinė e Bardhė”, deomos dhe romanin e kalibruar me finesė nėn titullin mbresėlėnės e rrezatues “15 minuta lojė me kohėn”. Autori i gjithė kėsaj ploje letrare ėshtė njė njėmbėdhjetė vjeēar, qė edukohet dhe arsimohet nė institucionin akademik “Zėmra e Krishtit”, e qė quhet Nilidon Pepushaj.

Mbresa shumėpelenshe e krijuar nga leximi me laps nė dorė qė mbart tension e vėmėndje, po tė gėrvishtet pak, guxon tė thotė pėr Nilidonin: Ky djalosh ka lexuar njė mal me libra dhe ėshtė konsultuar me poaq autorė, tė gjallė e tė vdekshėm. Njė miku im i letrave, Frederik Reshpja, kėshillonte nistorėt e letrave qė tė hidhnin nė leter frazėn a vargun e parė, vetėm pasi tė kishin lexuar e pėrtypur si kali tagjinė, jo mė pak se njėmijė tekste.

Unė kam bindje se Nilidon Pepushaj e ka kapėrcyer kėtė stekė, nė mos qoftė ngjitur mė lart saj. Lundrimi nė prrejtė e veprave letrare e vozitja nė impiantet mediatike virtuale, tė cilat edhe tek ne vėrshuan me shkulme jo tė vogla, e bėn tė pranueshme e tė besueshme krijimtarinė qė ka krijuar ndėrkohė shtrat si tė Prokustit, tė Nilidon Pepushajt. I gjithė ky mision sa i ndėrkryer po aq ekuilibrues, krijon vaun fisnik nė tė mirė tė autorit dhe lėndės letrare qė sit e kalibron Ajkune a Penelope.

Libri mė i ri i Nilidon Pepushajt, ėshtė njė prozė e zhdėrvjelltė tė cilėn ke dėshirė tė mos ja prekėsh fundin. I plotėson asetet e konstruktit tė romanit klasik e modern. Nė armaturat e veprės letrare ka musht, palcė e klorofilė. Nė kry tė herės aktorė dhe vektorė tė ngjizjes narrative, janė tre shokė. Jo nė moshėn e Patris Holman e dy shokėve tė saj nė romanin “Tre shokėt” tė Remarkut. Por vetėm njėmbėdhjetė vjeēarė, nxėnės tė njė shkolle me taban e tavan. Ata tė tre, e nisin aksionin si nė njė dalje tė lirė nė njė ditė tė bukur, me shumė dritė e pak diell. Dalin pėr shėtitje nė njėrėn nga rrugėt e zhurmėshme e me trafik tė rėnduar tė metropolit permanent tė Shqipėrisė Londineze, Tiranė. Adoleshentėt me emra tė kuptimshėm e aspak tė zvetnuar nė Godinėn e herojve tė letėrsisė sė kultivuar, kryejnė njė veprim qė tė ēon ndėrmėnd aktin e martirizimit. E ndalin kohėn. Akrepėt e orėve tė tyre ndryshken atėbotė, kinse e gjithė gamilja e skorieve tė globit pati rėnė papritmas pėrmbi ta.

E ndalin kohėn, mė saktė e stopojnė vetėm sa pėr njė vrap atkine, sall njė ēerek ore. Por, kjo grimėherė ju mjafton pėr tu harruar nė aq dekada, sa iu afrohen qindit. Personazhit real qė identifikohet me autorin e narrativės rrėnqethėse e pozante njėherėsh, i duhet ky pesėmbėdhjetėminutėsh, pėr njė frymėmarrje tė lirė, pėr njė hutim a shfrim, pėr njė pritje e njė soditje, pėr njė makth qė nuk ka gjasa tė mbruhet si i kėtillė nė magjen e persiatjeve. Ndėrsa dy vajzave, u mjafton kjo kohė e ndaluar, nė dukė, rreptėsisht xhuxhe, u nevojitet pėr tu bėrė gra. Dhe jo vetėm. U del boll pėr tu hallakatur, pėr paranojė, pėr humbje e gjetje tė vetvetes, pėr ngritje nė pikiatė e pėr zbritje nė zgafellė, pėr orgji e pėr krushqi, pėr prikė e pėr skamje. Autori nė moshėn vetėm njėmbėdhjetė vjeē bie nė ujdi me fansat e vet (nėnkupto: lexuesit) pėr ta njėmendėsuar vetėdijen, pėr ta sprucuar e observuar njė prozė vėrtet intriguese e mbresėlėnėse, ding e pėr majė me maksima thua se i ke mbledhur nga titanėt e kohėve moderne tė botės ndėrkombėtare tė letrave tė kultivuara, pas skadimit tė kohėrave tė pergamenės.

Tre shokėt janė tė vetėdijshėm se duhet tė takohen, sepse dhe koha e ka njė trill tė vetin. Koha ndalet jo in finito, siē mund tė rreket ta ndalojė njė sharlatan i shekujve me terrinė meskine e habitat tė skajshėm. Takimi ndėrvedi ju duhet pėr tė shprralluar jetėn virtuale tė pėrjetuar nė botė tė tjera, heraherės aspak tė ngjashme me jetėn mbi globin tokėsor, jetė qė e shprrallin me dhėmbė e me shkelma. Koha ka tagrin e ristartimit tė vet e kjo leje qė nusėron lėvizjen, ju krijon guximin personazheve ta sheshojnė vakumin e ekzistencės sė tyre nė dy botėt me pole tė ndryshėm, asaj reale dhe asaj virtuale.

Si frymė e si shpirtra, tre shokėt me moshė siē e cekėm jo tė Patris Holman e versėnikėve tė saj, pohojnė se ēdo ndodhi, me pak mėrtekė si konstrukt apo e sofistikuar sa Pallati Mbretėror i vėndit tim, e shfaq dikur, edhe pas pesėmbėdhjetė minutash tė rrasta, njė dritė jeshile me gjelbėrim pikant si tė kopshteve ku rehatia pėrkundet si nė shilarėset e Mesopotamisė a brigjeve tė Senės sė sotshme. Njė grimėkohė, ėshtė e mjaftueshme pėr tė tre, pėr tė veshur setrat e rrugėtimit pėr larg. Nilidon Pepushaj me gjasė ka ndermėnd ta pickojė jo pak herė lėkurėn e kohės nė fėrgėllimin e mijėvjeēarit tė ri, kohė qė nuk i bishton surprizave tė njelmėta e tė frikshme deri nė asht. Nė pritje tė prurjeve tė reja, mokrat e bluarjes janė nė vaktin e kėngėzimit tė tyre. Njė prozė si kjo e “15 minutave lojė me kohėn” sitet nėn astarėt e memories njerėzore. Ėshtė njė mėnu nė kulinarinė e narrativės moderne tė pėrshkuar nė jo pak filtrime tė dobishme, e cila nuk pėrton pėr tė marrė formėn e orkides, pėr tė thėnė se jam kėtu nė trajtėn e aromės sė veshur me kėmishė drite, pėr tė gjithė atė tubė lėxuesish qė do ta ndjekin nė ēdo vllajė krijimtarinė edhe deri sot tė bereqetshme, tė Nilidon Pepushajt”.

Ditėt e pushimeve verore i shfrytėzon nė maksimum. Lexon libra, luan me moshatarėt e vet dhe shkruan. Nė mes tė qershorit ka filluar njė roman tjetėr ku thotė se nė fillim tė shtatorit i jep “latimin” e fundit dhe ėshtė gati pėr ta ēuar tek njė shtėpi butuese. Romani qė ka nė dorė ky adoleshent, ky talent vėrtet i pėrmasave unike ėshtė njė vepėr qė i tejkalon gjithė magjitė e njė mėndjeje tė deritashme, besoj jo vetėm pėr moshėn. Ka tė pabotuara shumė tregime e poezi, ka dėshirė pikturėn, muzikėn, futbollin. Nė artin e pikturės dallohet nė shkollė, nė muzikė si solist ka shkuar deri nė fazėn e dytė tė festivalit “Bilbilat e vegjėl kėndojnė”, ndėrsa nė futboll ėshtė mė akademinė sportive “Vllaznia”.

Ky fėmijė them me bindje se ėshtė njė fenomen qė shumė shpejt kombi shqiptar do e ketė si relike nderi.


HermesNews - ©2013