Video

24/07/2013 14:23:34

Si ėngjėjt nė qiell

Trupa e aktorėve italianė pozoi nė objektet e shėtitores, nė mjedise bashkė me publikun duke pėrcjellė me praninė e tyre njė mesazh njerėzor, se ne vetė jemi si ėngjėjt






SARANDE - Shfaqja ''Si ėngjėjt nė qiell'' u organizua nė mbrėmjen e fundit tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Butrintit nė shėtitoren e Sarandės. Njė shfaqje e veēantė teatrore, e pazakontė pėr pushuesit dhe shėtitėsit e mbrėmjes nė Sarandė. Trupa e aktorėve italianė pozoi nė objektet e shėtitores, nė mjedise bashkė me publikun duke pėrcjellė me praninė e tyre njė mesazh njerėzor, se ne vetė jemi si ėngjėjt. Nėn plastikėn e fortė me allēi dhe veshje tė bardha, nėn tinguj muzike kishtare aktorėt e trupės sė ardhur nga Bergamo e Italisė paraqiten njė format tė veēantė tė komunikimit me publikun. Regjisori i shfaqjes, Luigi Pezzoti, tha se ishte emocionues reagimi i publikut, i fėmijėve apo miqve qė kėrkonin foto me ėngjėt, si ėngjėj tė prekshėm sa real aq dhe figurativ. Trupa e tij “Silence study” qė nga viti 1985 ka organizuar shpesh shfaqje duke eksperimentuar mbi kėrkimin teatror pėr njė komunikim tė vende tė ndryshme. Drejtori i festivalit, Alfred Bualoti, pohoi se kjo shfaqje e veēantė pėrkon me mbylljen e edicionit te 12-te tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Teatrit “Butrinti 2000” dhe mbetet njė shfaqje e shkollės teatrore ekspresioniste.

HermesNews - ©2013