Video

08/07/2013 18:33:03

Haxhi Muēa uron muajin e Ramazanit

Nesėr nis Muaji i Ramazanit








TIRANĖ - Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar, Haxhi Selim Muēa, ka uruar sot besimtarėt pėr muajin mė tė rėndėsishėm tė Islamit. "Ramazani, ėshtė njė kohė kur besimtarėt sė bashku me agjėrimin qė i jep kuptimin esencial kėtij muaji, rinovojnė devotshmėrinė ndaj Zotit, rizgjojnė edhe njė herė fuqishėm mėshirėn, dashurinė dhe pėrkrahjen ndaj njerėzve. Ramazani ėshtė njė kohė e bekuar, ku besimtarėt reflektojnė edhe njė herė mbi mendimet dhe sjelljet e tyre, duke e kthyer dėgjimin mė shumė se kurrė tek zėri i ndėrgjegjes dhe melodia e zemrės". Haxhi Selim Muēa, i fton tė gjithė besimtarėt nė lutje, "Shoqėria jonė sot ka nevojė pėr drejtėsi". Sipas kalendarit tė komunitetit Musliman Shqiptar, ora 03:06 shėnon syfyrin e parė tė muajit mė festiv pėr ēdo musliman. Ēdo besimtarė musliman, sipas fesė islame, ėshtė i detyruar tė agjėrojė pėr 30 ditė me radhė, nė shenjė solidariteti me tė varfėrit si dhe tė ndajė ushqimin gjatė kėtij muaji me nevojtarėt. Pas 30 ditėve agjėrim, muslimanėt festojnė Bajramin e Madh. Fillimi i Muajit tė Ramazanit, pėrcaktohet sipas kalendarit hėnor.

HermesNews - ©2013