Video

24/06/2013 15:19:11

Supė krem me hudhra

nga Brunhilda Ēela







Sekretet e aromave tė Brunhildės Pėrbėrėsit: 10 thelba hudhra,1 qepė e vogėl ,70-100 gr gjalpė, 1,2 l lėng zarzavatesh, kripė, pak piper, tre feta bukė e bardhė, 1 fetė buke e zezė, 3 lugė miell.

Pėrgatitja ėshtė shumė e thjeshtė. Nė fillim grijmė imėt hudhrat dhe qepėn po jo nė rende se del e hidhur. I kavėrdisim nė gjalpė sa tė zbuten por jo tė digjen. Shtojmė aty miellin dhe kavėrdisim edhe disa minuta tė tjera.

Pastaj e shuajmė me lėngun e zarzavateve, e lėmė tė marrė valė duke e pėrzier qė mos tė bėhet kokrra. E lėmė tė ziejė rreth 20-25 minuta nė nxehtėsi tė ulėt.

Ndėrkohė qė supa zihet ne merremi me copat e bukės tė cilat i presim nė katrorė tė vegjėl dhe i skuqim nė njė tigan me gjalpė ose vaj ulliri ose thjesht dhe pa lyrė i thekim mirė nė tigan pa lyrė.

Pasi ka pėrfunduar zierja e supės me shkopin magjik e grijmė qė tė bėhet krem. Nė fund fare i shtojmė dhe kremin pana ose mund t'i vėmė creme fraiche. E servirim me bukėt e skuqura. Eshtė e thjeshtė por shumė e shijshme ngjan nė shije me cervishin tonė qė bėjmė me lėng pule. Sigurisht qė kėtė supė mund ta bėni dhe me lėng pule ose mishi.

HermesNews - ©2013