Video

16/06/2013 20:34:30

Pushues tė shumtė nė brigjet e Jonit

Infrastruktura e plazheve qė menaxhohen nga privatėt ėshtė e sistemuar dhe kėrshėria i bėn pushuesit tė marrin varkat pėr tė shėtitur drejt ishujve






KSAMIL - Moti i mirė dhe temperaturat e larta kanė kthyer pushuesit nė bregdetin e Sarandės. Njė fundjavė me fluks pushuesish ditorė nga vendi dhe tė huaj, komentojnė pėrfaqėsuesit e agjencive turistike nė qytet.

Rudia Liēaj, sipėrmarrėse nė tregun e informacioneve turistike, pohon se tė huajt vazhdojnė tė jenė kurioze pėr Shqipėrinė dhe jo vetėm Sarandėn. Nė pikėn e informacionit nė shėtitoren e qytetit ata kėrkojnė guida pėr qytete tė ndryshme shqiptare nė jug dhe veri.

Ata mbėrrijnė mė sė shumti nė Portin e Sarandės me tragetet e linjės apo kompani turistike. Nė pikėn e informacionit mbi njė hartė tė qytetit, njė pushues kėrkon tė dijė nė detaje. Eshtė Stern Walum, njė pushues 70 vjeēar nga Norvegjia qė ka ardhur pėr herė tė parė nė Sarandė. Ai ka punuar si gazetar dhe tani ėshtė bashkėpunėtor i njė reviste pėr mjedisin.

“Kam ardhur, tregon ai, se kisha degjuar dhe lexuar mbi ish- diktaturėn nė vendin tuaj, mbi ish- diktatorin Hoxha, isha kurioz, erdha dhe kėshtu pėrpiqem tė shoh dhe njoh sa mė shumė. Kam takuar njerėz tė rinj, jeni mikpritės dhe natyra kėtu ėshtė kaq e ngrohtė”.

Gjatė ditės pushuesit rrugėtojnė me linjat publike apo mjetet private nė gjiret e Ksmailit apo pėrgjatė gjireve shumė pranė rrugės nacionale. Aranit Poda, njė nga sipėrmarrėsit e turizmit nė Ksamil, pohon se qyteza kėto ditė ka patur pushues kryesisht nga Kosova dhe nxėnės tė shkollave tė vendit. Nė komunėn e Ksamilit sezoni turistik ka gjallėruar vijėn e plazheve. Mė tė frekuentuarit janė plazhet “BoraBora” dhe “Kėshtjella”, nga ku pamja piktoreske tė bėn tė shohėsh vetėm kthjelltėsinė e ujėrave e nga ku mund tė kundrosh deri gjallesat e detit.

Infrastruktura e plazheve qė menaxhohen nga privatėt ėshtė e sistemuar dhe kėrshėria i bėn pushuesit tė marrin varkat pėr tė shėtitur drejt ishujve. Orė pas ore nė Ksamil dita kalon si pa kuptuar, nė qetėsinė dhe befasinė e natyrės, nė njė sfond me ishullin e vendit fqinj, Korfuzin, dhe tragetet qė lundrojnė vazhdimisht.

HermesNews - © 2013