Video

13/06/2013 16:37:30

Shtatė monumentet mė tė rrezikuara tė Europės

Europa Nostra, jep alarmin pėr Amfiteatrin e Durrėsit, ka vuajtur pėrkeqėsimin e vazhdueshėm






TIRANĖ - Amfiteatri i Durrėsit ėshtė shpallur dje nga organizata ''Europa Nostra'' si qėndėr e trashėgimisė europiane nė rrezik. Kjo trashėgimi kulturore shqiptare renditet e para nė listėn e objekteve nga Qipro, Franca, Italia, Portugalia, Rumania dhe Turqia. Sipas “Europa Nostra" pėr shkak tė zbulimit tė tij tė vonė, Amfiteatri i Durrėsit ėshtė pėrballur me njė planifikim urban kaotik, qė ka ndikuar nė strukturėn e tij dhe ka vuajtur pėrkeqėsimin e vazhdueshėm.

"Sfida mė e madhe ėshtė qė tė sigurohet integrimi i tij i suksesshėm nė strukturėn urbane tė Durrėsit. Gjithashtu, kjo perlė e trashėgimisė ėshtė e kėrcėnuar nga mungesa e burimeve financiare, neglizhenca dhe shkaqet natyrore. Inkurajimi i projekteve kėrkimore dhe ndėrgjegjėsimi i publikut mbi vlerėn e jashtėzakonshme tė kėtij amfiteatri janė hapat qė do tė ndėrmerren urgjentisht", ėshtė shprehur EU.

Dje nė Athinė komiteti i kėsaj organizate u drejtua nga tenori i famshėm Placido Domingo, i cili ėshtė dhe president i “Europa Nostra”. Sipas tij, kėto monumente dhe site kulturore janė pėrzgjedhur jo vetėm pse ato tregojnė njė histori interesante nė lidhje me tė shkuarėn tonė dhe rrisin ndjenjat lidhur me pėrkatėsinė nė familjen europiane, por dhe pse janė tepėr tė vlefshme pėr komunitetet dhe vendet qė i pėrkasin. “Ndėrhyrja pėr shpėtimin e tyre do tė shėrbejė si katalizator pėr zhvillimin ekonomik tė qyteteve apo zonave tė tėra”, ėshtė shprehur Placido.

Mes 7 monumenteve dhe siteve tė shpallura si mė tė rrezikuara janė edhe zona historike nė qendrėn Nicosia nė Qipro, ndėrtime tė shekullit tė 17-tė nė Brianēon, Francė, Manastiri i periudhės sė Rilindjes nė San Benedeto nė Itali, manastiri i shek tė 15-tė nė Setubal, Portugali, etj.

HermesNews - ©2013