Video

07/06/2013 09:34:21

Riccardo Cocciante dekorohet nė Shqipėri: pritje nė Presidencė

Fituesja e Voice of Italy dhe kantautori Riccardo Cocciante mbėrrijnė nė Tiranė






(16:32) - Kantautori italian Riccardo Cocciante ka mbėrritur nė Tiranė paraditen e sotme. I rrethuar nga gazetarė nė aeroportin “Nėnė Tereza”, Cocciante deklaroi se ndihet i lumtur qė ka bashkėpunuar pėr tė bėrė diēka pėr artin mes dy vendeve.

“Qė nė fillim kam menduar qė arti s’duhet tė njohė kufij, por kjo u konfirmua edhe njėherė tjetėr pikėrisht nė kėtė spektakėl, pasi italianėt janė treguar tė hapur duke vlerėsuar me ēmim njė kėngėtare tė talentuar, por qė nuk ėshtė italiane”, tha Cocciante.

Sipas tij, Elhaida kėndonte shumė mirė, por tė jesh kėngėtar duhet tė kesh edhe njė teknikė tė mirė, pra tė pėrdorėsh mirė zėrin. “Nuk dija qė isha kaq i famshėm kėtu. Dija diēka, por jo shumė. Pėr kėngėn “Margherita” s’e dija qė ishte kaq e fortė si mit, mė bėhet shumė qejfi kuptohet, pasi e kam kompozuar e kam kėnduar, dhe ėshtė bukur tė mėsosh qė njė popull ėshtė kaq pranė kėtij lloj arti”, tha Cocciante.

Kjo ėshtė hera e parė qė kantautori vjen nė Shqipėri. Gjatė vizitės sė tij, ai do tė takohet me Kryeministrin Berisha, ministrin e MTKRS-sė, Visar Zhiti si dhe do tė dekorohet nga Presidenti Bujar Nishani.


TIRANĖ - Elhaida Dani dhe kantautori italian Riccardo Cocciante, trajneri qė i dha njė mbėshtetje tė fuqishme kėngėtares fituese nė "Voice of Italy", mbėrrijnė sot nė Tiranė. Me ftesė tė Ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Visar Zhiti, dhe nėn kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha, kjo vizitė organizohet nė vlerėsim dhe falenderim tė kantautorit, i cili e udhėhoqi dhe e ndoqi me pėrkushtim dhe ndjeshmėri tė pazakontė performancėn nė rritje tė Elhaida Danit. Cocciante dhe Elhaida mbėrrijnė nė Tiranė sot nė mesditė dhe do tė priten nga autoritetet e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės Rinisė dhe Sporteve. Tė shtunės, nė mjediset e Presidencės kantautori Cocciante do tė dekorohet nga Presidenti Nishani, e mė pas do tė takohet edhe me Kryeministrin.

HermesNews - ©2013