Video

06/06/2013 11:11:48

Artistė nga Shqipėria, Maqedonia dhe Kosova nė njė ekspozitė piktursh

Organizuar nga Shoqata e artistėve figurativė nė Mitrovicė nisi tė dielėn Kolonia e arteve, nė kuadėr tė manifestimit "Ditėt e kulturės", tė hapura nė 1 qershor - Ditėn Ndėrkombėtare tė Fėmijėve, nė teatrin e qytetit mė tė madh verior tė Kosovės






PRISHTINĖ - Rreth 50 piktura tė ndryshme, tė realizuara gjatė Kolonisė sė artistėve, janė ekspozuar nė qendrėn e kulturės "Rexhep Mitrovica" nė Mitrovicė. Tė mbledhur bashkė artistė nga Kosova, Shqipėria dhe Maqedonia kanė vlerėsuar punėn e mirė qė ėshtė bėrė gjatė katėr ditėve sa ka zgjatur kolonia. Kryetari i Shoqatės sė artistėve figurativė nė Mitrovicė, Tafil Peci, vlerėsoi se Kolonia e artistėve kėtė vit ka qenė shumė e suksesshme. "Gjitha kėto vepra tė realizuara kaq mirė nga mjeshtėr tė njohur tė pikturės e tė artit, si Buron Kaceli, Mustafė Arapi, Mariana Kaqebeli, e shumė e shumė tė tjetėr, tė cilėt me punėn e tyre pėr katėr ditė, duke pikturuar nė bjeshkėt e Shalės, nė rrethinat e Mitrovicės dhe nė njė pjesė tė qytetit, na kanė mundėsuar qė tė sjellim njė punė madhėshtore”, u shpreh ai. Nė hapje tė ekspozitės ishte edhe kryetari i Komunės sė Mitrovicės, Avni Kastrati, shefja e Zyrės Administrative nė Veri, Adrijana Hoxhiē, etj, tė cilėt ēmuan punėn e mirė tė artistėve.

HermesNews - ©2013