Video

31/05/2013 16:32:25

1020 sekonda anatomia e kumtit njerezor

Autorja Helona Ruli ka sjellė 17 minuta performancė pėr tė pranishmit






TIRANĖ - Nė se njė vepėr arti nuk ushqen qoftė edhe njė damar nė jetėn e qenies nė botė, ajo mund tė jetė ēfarėdo, por jo krijim. E pėr t’i ushqyer kėto damarė ėshtė orvatur edhe autorja e instilacionit dhe performancės sė mbrėmjes sė djeshme nė Galerinė e Artit Alternativ "Tirana Ekspres", ku ka pasur autencitet "njė lojė" pa rregulla tė fshehura.

Autorja Helona Ruli ka sjellė 17 minuta performancė pėr tė pranishmit, pėr ti rrėfyer pėrmes artit e njėherazi pėr tė ardhur nė vete nga anestezia e normales; apo siē e quan ajo "pa 1020 sekondat-gjilpėrė, qė na injektojnė pa pushim kėtė anestezi".

Jemi ne tė gjithė bashkudhėtarė tė autores Ruli, qė performoi para njė auditori modest nė mjediset e "Tirana Ekspres", por tejet entuziast, ku tė gjithė pak a shumė pėrfshihemi nga ngėrēet e lirisė krijuese tė rrethanave, ku pėr shkak tė diktateve tė ndryshme shoqėrore, ato pėrbėjnė njė bllokim pėr artistin, apo pėr ata qė kanė njė shpirt tė tillė.

Sipas kėsaj performance tė titulluar "Anatomia e (a)normales", "shqetėsimi pėr tė cilin ėshtė fjala, ka tė bėjė me trysninė e zhurmave nė bymim e sipėr qė na shoqėrojnė me ngulm nė ditėt dhe netėt tona", ndėrsa autorėt e performancės dhe kuratori Edison Ceraj ka hedhur "pėrgjegjėsinė mbi strukturat e caktuara shtetėrore apo lokale qė duhet tė marrin pėrsipėr pėrgjegjėsinė qė u takon nė zgjidhjen apo zvogėlimin e zhurmave.

Nė fakt, aty s’bėhej fjalė veēse pėr zhurmė, por nė njė mori shumėdimensionale autorja ka dashur tė shpalosė njėherazi dinamikėn e subjektit nė atė karrige tė ulur pėr 1020 sekonda, e rrethuar me copėza pasqyrash, njė zė e zhurma tė frikshme nė sfond tė sintetizuara nė atė qė na kujton vlerat dhe antivlerat, artistiken dhe pseudo-artistiken "tė cilat nuk mund tė vėnė kurorė bashkė".

Autorja Ruli ka pėrzgjedhur formėn mė tė lartė tė komunikimit pėrmes gjuhės sė trupit me anė tė heshtjes, nė njė qėndrim sy mė sy me publikun, "duke marrė me mend qė fjala, apo zėri i sopranos nė kontekst, shndėrrohet si me shkop magjik nė pjesė tė kėtij realiteti, nė kulturė nė se doni, pėr t’u pėrthithur kėshtu nga centrifuga, e cila pėrpunon me gjakftohtėsi pėr tė nxjerrė prej andej normalen e shenjtė tė kohės, ose atė qė njihet si Status Quo", rrėfen Ceraj mbi performancėn e autores, Helona Ruli. Performanca e veēantė artistike e titulluar "Anatomia e (a)normales", ėshtė realizuar me sound art nga Ilir Lluka dhe foto tė Albes Fushės.

HermesNews - ©2013