Video

31/05/2013 16:04:49

Dy shqiptarė nė bienalen e Venecias, jo pėr Shqipėrinė

Anri Sala do tė prezantojė Francėn, ndėrsa Sislej Xhafa nga Kosova do tė prezantojė Italinė






TIRANĖ - Nė edicionin e kėtij viti tė Bienales sė Venecias do tė jenė dy artistė shqiptarė, por qė nuk pėrfaqėsojnė vendin tonė. Anri Sala do tė prezantojė Francėn, ndėrsa Sislej Xhafa nga Kosova do tė prezantojė Italinė.

Puna e Salės do tė kurohet nga Christine Macel, e cila ėshtė marrė edhe mė parė me punėt e tij. Sislej Xhafėn rikthehet nė Venecia pas aventurės qė pati gjashtėmbėdhjetė vjet mė parė, kur i veshur si futbollist, me njė flamur shqiptar nė shpinė dhe njė top futbolli nė kėmbė, krijoi "pavionin klandestin” nė edicionin e 39-tė tė Bienales sė Venecias.

Edicioni i 55-tė i Bienales sė Venecias hap siparin mė 1 qershor deri mė 24 nėntor 2013. Pėr gjashtė muaj, qyteti kthehet nė qendrėn e debateve dhe risive mbi artin pamor, pasi kjo Bienale ėshtė konsideruar gjithnjė si ngjarja mė e madhe artistike e kėsaj gjinie.

Shqipėria ka marrė pjesė dy herė zyrtarisht nė Bienale. Pjesėmarrja e parė zyrtare ishte nė vitin 2007 me kuratore Bonnie Clearėater dhe artistėt pjesėmarrės ishin Helidon Gjergji, Gent Gjokola, Alban Hajdinaj, Armando Lulaj dhe Heldi Pema.

Hera e dytė ishte nė edicionin e 54-tė tė kėsaj bienaleje ku artistėt shqiptarė patėn sėrish njė kurator tė huaj, italianin Rikardo Kaldura. Artistėt qė Kaldura zgjodhi pėr tė pėrfaqėsuar idenė qė ai i dha ekspozitės “Geopathies” ishin Anila Rubiku, Orion Shima, Gentian Shkurti, Eltjon Valle dhe Driant Zeneli.

Nė kėtė edicion pėr herė tė parė do tė ketė edhe njė pavion pėr Kosovėn nė tė cilėn merr pjesė me njė instalacion tė artistit tė ri Petrit Halilaj, nėn kujdesin e kuratores Kathrin Rhomberg. Bienalia e Venecias, qė nga themelimi i saj nė vitin 1895, ka qėnė nė avangard nė promovimin e trendeve tė reja artistike.

HermesNews - ©2013