Video

27/05/2013 16:11:31

'14 vjeē dhėndėrr' shfaqet pėr bamirėsi

Shėrimi i Mejsit mundėsohet vetėm nga operimi nė njė spital tė specializuar nė Gjermani, i cili kushton 40 000 euro, shifėr e papėrballueshme nga familja e saj






TIRANĖ - Teatri i Metropolit shfaq mė 28 Maj, te amfiteatri, pranė Liqenit Artificial tė Tiranės, komedinė "14 vjeē dhėndėr". Kjo shfaqje jepet pėr bamirėsi pėr Mejsin, njė dy vjeēare me tumor nė kokė.

Historia e vogėlushes ka sensibilizuar mbarė opinion publik. Vajza nga Fieri, vuan nga njė sėmundje e rėndė. E prekur nga njė tumor i rrallė ajo rrezikon shikimin e mė pas jetėn. Shėrimi i Mejsit mundėsohet vetėm nga operimi nė njė spital tė specializuar nė Gjermani, i cili kushton 40 000 euro, shifėr e papėrballueshme nga familja e saj.

Jo vetėm nė qyetin e Fierit, nga ku nisi “Ndihmoni Mejsin”, por nė mbarė Shqipėrinė, janė zhvilluar organizime sensibilizuese pėr grumbullimin e parave qė tė mundėsojnė operimin dhe shėrimin e Mejsit.

Komedia "14 vjeē dhėndėr", bazuar mbi motivet e Ēajupit, vjen me regji tė Elma Doresit. Vepra me anė tė njė varg situatash e skenash komike dhe batutash plot humor ironizon mendėsi tė mykura, patriarkale e zakone tė prapambetura.

Dritėshkurtėsia e njė nėne, qė ėshtė bartėse dhe viktimė e patriarkalizmit, dembelizmi i burrave tė malėsisė dhe kapadaillėku i tyre, grindjet e kota dhe thashethemet e njė mjedisi tė prapambetur, figura groteske e njė prifti qejfli, tė gjitha vihen nė lojė me njė ton hokatar qė pėrshkron dialogun e personazheve.

Interpetojnė aktorėt, Klodiana Keēo, Klodian Hoxha, Devis Muka, Elona Hyseni, Lorenc Kaja, Ermela Ruri, Genti Deēka, Alban Musa, Doriana Caushi, Aldion Matarangasi, Klaus Laēi.

HermesNews - ©2013