Video

23/05/2013 22:32:55

Kledi Kadiu nė festivalin ndėrkombetar tė baletit nė San Remo

Nė teatrin e famshėm Ariston nė San Remo do tė mbahet edicioni i dymbėdhjetė i “Cmimit ndėrkombetar tė baletit” pėr moshat e reja






SAN REMO - Tė premten dhe tė shtunėn e ardhshme nė teatrin e famshėm Ariston nė San Remo do tė mbahet edicioni i dymbėdhjetė i “Cmimit ndėrkombetar t ėbaletit” pėr moshat e reja. Takimi organizohet nga Ariston Proballet nė bashkėpunim me Komunėn dhe pėrbėn njė nga manifestimet ndėrkombėtare tė sektorit nga mė tė mėdhajat qė organizohen nė Itali.

Eshtė njė vitrinė e cmuar pėr talentet e reja nė balet qė ėndėrrojnė tė ndjekin hapat e Nureyev, Stefanescu, etj. Do tė jenė tė pranishėm edhe shumė emra tė njohur tė baletit botėror, tė cilėt dėshmojnė vlerėn e kėsaj shfaqeje: si drejtori i trupit tė baletit tė Stuttgart-it Taddeush Mattaci, Presidenti botėror i federatės sė baletit dhe konkurseve Sergey Usanov dhe Kledi Kadiu, balerini i mirėnjohur shqiptar i cili qė nga viti 2008 ka marrė nėnshtetėsinė italiane.

Kledi Kadiu lindi nė 1974 nė Tiranė dhe u diplomua nė Akademinė kombėtare tė baletit dhe gjithashtu ka qenė pjesė e trupės sė baletit nė Tiranė. Hyri nė Itali si klandestin me njė nga anijet e 1993-shit, dhe qė atėherė ka punuar me angazhim dhe kėmbėngulje qė tė ndėrtonte njė tė ardhme nė fushėn e baletit, pėr tė cilėn kishte studjuar nė atdhe.
Menjėherė u bė i famshėm pėr publikun italian falė pjesėmarrjes nė emisionin “Amici” tė Maria De Filippi-t, madje arriti tė ngjitej edhe nė skenat e teatrit prestigjoz Teatro alla Scala nė Milano.

Festivali ndėrkombėtar i baletit nė San Remo do tė artikullohet nė faza eliminuese dhe finale. Tė rinjtė pjesėmarrės do tė nėngrupohen nė tre kategori tė ndryshme: Balet klasik, modern dhe grupe. Secila nga dy kategoritė e para pėrbėhet gjithastu nga nėnkategoritė Baby, Juniores, Seniores. Nė fashėn Baby marrin pjesė tė rinjtė nga 8 nė 11 vjec, nė Juniores nga 12 nė 16 vjec,ndėrsa tė tjerėt pėrfshihen nė Seniores.
Garuesit do tė mund tė paraqiten individualisht ose nė grupe. Gjithashtu ata qė paraqiten si individual nė garė do tė mund tė shoqerohen nga njė moshatar jo garues. Pas eliminimeve do tė vijojė finalja dhe nė fund ndarja e cmimeve .

Fituesve do u sigurohen bursa studimi nė New York dhe mundėsia pėr tė marrė pjesė nė baletin e famshėm “Arrethyesi” i Tchaikovsy-t nė skenat e Albano Connecticut ballet, njė nga trupat mė tė mėdha tė baletit amerikan.

Daniela Vathi