Video

23/05/2013 16:25:35

Endrra e njė nate vere, nė teatėr

Neritan Liēaj, Helidon Fino, Olta Dako, Florian Agalliu. Ervin Bejleri, Elia Zaharia, Vasian Lami, Eriona Kakeli, Valbona Imami, etj., janė kasti i aktorėve qė do tė interpretojnė ėndrrėn shekspiriane






TIRANĖ - “Ėndrra e njė nate vere”, njė teatėr modern, nėn regjinė e John Blondell, do tė ngjitet mbrėmjen e 31 majit premierė nė skenėn e Teatrit Kombėtar. Neritan Liēaj, Helidon Fino, Olta Dako, Florian Agalliu.

Ervin Bejleri, Elia Zaharia, Vasian Lami, Eriona Kakeli, Valbona Imami, etj., janė kasti i aktorėve qė do tė interpretojnė ėndrrėn shekspiriane, nė njė situatė kur dy ēifte pritet tė celebrohen nė Athinėn antike. Dy lidhje tė padėshiruara dhe dashuri tė pamundura. Njė realitet si nė ėndėrr dhe njė ėndėrr mė reale se realiteti.

Tek "Ėndrra e njė nate vere" e tėrė ideja ndėrtohet mbi iluzionin dhe realitetin, mbi faktin qė fantazia dhe imagjinata ndikojnė nė atė se si ne e shohim botėn. Gjėrat duken ashtu si ne duam t'i shohim dhe jo ashtu siē janė ato nė tė vėrtetė.

Personazhet pėrpiqen tė kuptojnė ngjarjet e ēuditshme e tė pakapshme nė tė cilat ata janė ngatėrruar, aq sa i marrin ato pėr ėndrra, tė cilat as qė i kuptojnė dhe as qė u kujtohen nė hollėsi.

Komedia e Shekspirit, qė do tė realizohet pėr herė tė parė nė skenėn e TK-sė, nuk do tė jetė njė teatėr klasik, por Blondell po pėrgatit njė shfaqje moderne, dinamike, ku lėvizjet koreografike janė po aq tė rėndėsishme sa fjala e Shekspirit. Shfaqja pritet tė ketė shumė lėvizje, kėrcim, kėngė dhe publiku do tė pėrballet me skena dhe atmosfera qė ndyshojnė shumė shpesh nga njėra tjetra.

“Ėndrra e njė nate vere” ėshtė shkruar ndoshta nė vitin 1595 ose 1596. Ndryshe nga pjesa mė e madhe e veprave tė Shekspirit (duke pėrfshirė tė gjitha komeditė), nė krijimin e kėsaj historie Shekspiri nuk u mbėshtet drejtpėrdrejt nė ndonjė pjesė ekzistuese, poezi narrative, kronikė historike apo nė ndonjė burim tjetėr, por krijoi njė pjesė vėrtet origjinale.


HermesNews - ©2013