Video

22/05/2013 18:05:07

Torino, Shqipėria nė panairin e librit

Panairi Ndėrkombėtar i Librit nė Torino ėshtė mė i madhi nė Itali dhe njė prej mė tė rėndėsishmėve nė Europė dhe nė rajonin e Mesdheut






TORINO - Shqipėria, letėrsia dhe kultura e saj u paraqitėn kėto ditė nė Panairin Ndėrkombėtar tė Librit, qė u zhvillua nė Torino tė Italisė. Vendi ynė mori pjesė pėr herė tė parė nė kėtė ngjarje tė rėndėsishme kulturore, me njė stendė tė tijėn ku u paraqitėn veprat e autorėve mė tė njohur shqiptarė tė botuar nė gjuhėn italjane, si edhe njė pėrzgjedhje titujsh nė gjuhėn shqipe. Pjesėmarrja e Shqipėrisė u mundėsua nga Qendra e Kulturės Shqiptare (www.culturaalbanese.it), me patronazhin e Ambasadės sė Shqipėrisė nė Itali.

Panairi Ndėrkombėtar i Librit nė Torino ėshtė mė i madhi nė Itali dhe njė prej mė tė rėndėsishmėve nė Europė dhe nė rajonin e Mesdheut. Nė tė marrin pjesė mbi 1200 ekspozues, si edhe rreth 3000 mijė gazetarė nga e gjithė bota, qė ndjekin takimet e shumta qė zhvillohen gjatė ditėve tė panairit me autorėt mė tė njohur italjanė dhe ndėrkombėtarė. Panairi shėnoi kėtė vit edhe njė numėr rekord vizitorėsh, mbi 340 mijė!

Stenda shqiptare, e ēelur pėr herė tė parė nė historinė e panairit tė Torinos, u prit me mjaft interes nga publiku. Lexuesit torinezė patėn mundėsinė tė njiheshin aty nga afėr me veprat e Kadaresė, Kongolit, Aliēkės, Cekės, Zhitit, Kyēykut, Ēulit, Mustafajt, etj., tė pėrkthyera nė italisht, si edhe ato tė shkrimtarėve shqiptarė qė shkruajnė dhe botohen drejtėpėrdrejtė nė gjuhėn italjane, ndėr tė cilėt Ibrahimi, Dones, Vorpsi, Kubati, etj. Nuk mungonin titujt e zgjedhur nė gjuhėn shqipe, si edhe njė seksion i posaēėm kushtuar letėrsisė dhe studimeve arbėreshe.

Vizitorėt e njohur

Prania e Shqipėrisė tėrhoqi gjithashtu vėmendjen e shumė personaliteteve tė artit dhe tė politikės sė vendit fqinj. Kėshtu, hapėsira shqiptare u vizitua nga tre pėrfaqėsues tė lartė tė qeverisė italjane, ministri i turizmit dhe kulturės Massimo Bray, ministri i marrdhėnieve parlamentare Dario Franceschini dhe ministrja e integrimit dhe bashkėpunimi ndėrkombėtar Cécile Kyenge.

Pėrfaqėsuesit e lartė tė institucioneve tė shtetit fqinj shprehėn vlerėsimin e tyre pėr ecurinė e proēeseve integruese tė Shqipėrisė nė bashkėsinė europjane dhe u interesuan pėr aspekte tė posaēme tė kulturės dhe trashėgimisė sė vendit tonė, pa harruar realitetin e bashkėsisė sė madhe shqiptare qė jeton dhe punon nė Itali. Ministrat italjanė u shprehėn njėzėri tė bindur se marrdhėniet mjaft tė mira mes dy vendeve tona do tė rriten dhe fuqizohen edhe mė tej nė tė ardhmen. “Gėzohem ta shikoj Shqipėrinė nė Panair,” - u shpreh, nė shėnimin e tij nė librin e pėrshtypjeve tė stendės shqiptare, ministri Franceschini, “deti nė mes na bashkon, nuk na ndan!”

Stenda shqiptare u vizitua gjithashtu edhe nga kritiku i njohur i artit Vittorio Sgarbi. Ai e vizitoi pavjonin shqiptar, ashtu si edhe ministri Bray, nė mbyllje tė ceremonisė sė inaugurimit, ku mori pjesė ambasadori shqiptar nė Itali prof. Neritan Ceka. Sgarbi dhe ministri Bray u ndalėn gjatė nė stendėn shqiptare, ku u shoqėruan nga ambasadori Ceka, i cili i ilustroi miqve italjanė pėrmbajtjen e saj dhe aspekte tė letėrsisė dhe trashėgimisė shqiptare. Nė ceremoni morėn pjesė gjithashtu konsulli i Shqipėrisė nė Torino, z. Artan Doda, drejtori i Zyrės sė Dhomės sė Tregtisė sė Tiranės nė Torino, arkitekti Giovanni Lauria dhe prof. Vincenzo Cucci i bashkėsisė arbėreshe.

Me ftesė tė drejtorit tė Qendrės sė Kulturės Shqiptare, gazetarit Benko Gjata, stendėn e vizitoi edhe njė personalitet i shquar i letėrsisė botėrore, shkrimtari amerikano-latin Luis Sepulveda. Autor i njė numri tė madh best-sellerėsh, ndėr tė cilėt romanet “Ditari i njė vrasėsi sentimental”, “Plaku qė lexonte romane dashurie”, “Njė emėr toreadori”, etj., Sepulveda ėshtė jo vetėm njė prej autorėve mė tė lexuar e mė tė vlerėsuar bashkėkohorė, por edhe njė emblemė e lėvizjes mjedisore botėrore dhe aktivist i njohur i organizatės Greenpeace.

Gjatė vizitės nė stendėn shqiptare ai u njoh me veprat e paraqitura dhe u interesua pėr situatėn e sektorit tė botimeve nė Shqipėri. Nė fund tė vizitės ai la njė mesazh nė librin e pėrshtypjeve, pėrmes tė cilit pėrshėndeti tė gjithė miqtė dhe lexuesit e tij shqiptarė.

Sepulveda do tė vijė sė shpejti nė shqip pėrmes botimeve tė shtėpisė botuese Dudaj, gjithashtu e pranishme nė stendėn shqiptare, me njė numėr titujsh tė zgjedhur.

Takimet me shkrimtarė

Nė hapėsirėn e stendės u zhvilluan gjatė ditėve tė panairit edhe takime me autorė shqiptarė dhe tė huaj. Ndėr ta spikasin takimi me shkrimtaren Anilda Ibrahimi, vepra e sė cilės botohet nė Itali nga shtėpia botuese prestigjioze Einaudi dhe ai me gazetarin Alessandro Leogrande, autor i librit “Mbytja e Anijes”, kushtuar ngjarjes tragjike tė fundosjes nė ujėrat e Kanalit tė Otrantos, nė ’97-ėn, tė motovedetės “Katėr i Radės” pas pėrplasjes me anijen ushtarake italjane “Sibila”. Takimet ndihmuan nė promovimin e stendės dhe u ndoqėn me mjaft interes nga publiku i panairit, qė u ndal gjatė nė bashkėbisedime me autorėt e ftuar nė mbyllje tė veprimtarive.

Konkursi “Lingua Madre”

Njė prej momenteve mė tė ndjekura tė Panairit Ndėrkombėtar tė Librit nė Torino ishte edhe ceremonia e dhėnies sė cmimeve tė konkursit tė njohur “Lingua Madre”, kushtuar shkrimtareve tė reja nga e gjithė bota qė shkruajnė nė gjuhėn italjane. Edhe kėtė vit nė konkurs merrnin pjesė shumė autore shqiptare, njė prej tė cilave, 16-vjecarja Lina Alushi fitoi cmimin “Rotary Club Torino Mole Antonelliana” pėr tregimin mė tė mirė, qė do tė botohet nė antologjinė e konkursit pėr vitin 2013.

QĖNDRA E KULTURĖS SHQIPTARE: Pikė referimi pėr diasporėn dhe institucionet shqiptare dhe italjane

Proēesi i emigracionit drejt vendeve tė zhvilluara perėndimore, qė ka nisur nė fillim tė viteve 90-tė ka ēuar deri mė sot drejt Italisė fqinje mbi 500 mijė qytetarė shqiptarė. Rreth njė e treta e tyre jetojnė dhe punojnė nė rajonet veriperėndimore tė Lombardisė dhe Piemontit, qė pėrfaqėsojnė sė bashku njė prej zonave mė tė zhvilluara tė Europės. Pikėrisht nė kėtė territor vepron tashmė prej disa vitesh edhe Qendra e Kulturės Shqiptare. Ajo ėshtė themeluar nga njė grup intelektualėsh, artistėsh, sipėrmarrėsish dhe aktivistėsh tė shoqėrisė civile me qėllim kryesor promovimin e kulturės dhe tė imazhit tė Shqipėrisė.

Qendra mbėshtet gjithashtu proēesin e integrimit tė bashkėsisė shqiptare, nxit pjesėmarrjen aktive tė qytetarėve shqiptarė nė jetėn kulturore, sociale, ekonomike dhe politike tė Italisė dhe bėn pėrpjekje pėr zhvillimin dhe konsolidimin e marrdhėnieve tė bashkėpunimit mes dy vendeve.

Veprimtaria e dendur dhe cilėsore ka bėrė qė Qėndra e Kulturės Shqiptare tė jetė sot njė prej realiteteve mė tė njohura e mė tė spikatura tė bashkėsisė shqiptare nė Itali. Ajo ėshtė shndėrruar tashmė nė njė pikė referimi si pėr qytetarėt shqiptarė, ashtu edhe pėr organizatat dhe institucionet e territoreve ku vepron.

Peshku pa uje