Video

22/05/2013 16:58:07

Inaugurohet instituti Konfuci dhe ne Tirane

Nisur nga ky realitet, botėrisht pranohet fakti se mėsimi i gjuhės kineze, ėshtė 'detyra' e re e biznesmenėve dhe profesionistėve tė sotėm






TIRANĖ - Ai shtet qė dominon ekonominė botėrore, imponon edhe gjuhėn e tij. Bėhet fjalė pėr Republikėn Popullore tė Kinės, vendi i lashtė i civilizimit tė Lindjes, sot njė superfuqi botėrore ekonomike dhe politike.

Nisur nga ky realitet, botėrisht pranohet fakti se mėsimi i gjuhės kineze, ėshtė “detyra” e re e biznesmenėve dhe profesionistėve tė sotėm. Njė dekadė mė parė, askush nuk e kishte menduar qė gjuha kineze do tė merrte njė pėrhapje tė vrullshme, ndėrkohė qė aktualisht numėrohen rreth 50 milionė studentė tė gjuhės kineze.

Edhe Shqipėria nuk mbetet pas kėtyre zhvillimeve globale. Tashmė Instituti “Konfuci”, njė organizatė jofitimprurėse kineze qė merret me mėsimdhėnien e gjuhės, pėrgatitjen e mėsuesve dhe pėrhapjen e kulturės kineze nė mbi 96 vende tė Botės, ēelet nė shtator pranė Universitetit tė Tiranės, nė fakultetin e Gjuhėve tė Huaja.

Ngritja e kėtij instituti u konkretizua me nėnshkrimin e marrėveshjes sė posatēme me Universitetin e Tiranės. Gjuha kineze, e cila ka nisur tė studiohet nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja nė Universitetin e Tiranės, po shihet me interes nga studentėt shqiptarė nė kushtet e reja tė politikės dhe ekonomisė globale, pohoi rektori i UT-sė Prof. Dr. Dhori Kule, duke rikujtuar se dy vjet mė parė u ēel njė seksion i veēantė pėr mėsimin e gjuhės kineze, ku studiojnė rreth 70 studentė.

HermesNews - ©2013