Video

20/05/2013 18:39:38

Marshim paqėsor i fėmijėve nė Tiranė

Ky aktivitet sensibilizues, pėr t'u ardhur nė ndihmė fėmijėve me mungesė prindėrore, u organizua nga Instituti Kombėtar i Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė






TIRANĖ - Fėmijė jetimė nga qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, tė veshur me bluza dhe kapele tė bardha, u mblodhėn sot nė njė marshim nė rrugėn pedonale "Murat Toptani", ku ėshtė vendosur sė fundmi dhe njė ekspozitė fotografike mbi 97 vjetorin e strehės sė parė vorfnore.

Ky aktivitet sensibilizues, pėr t'u ardhur nė ndihmė fėmijėve me mungesė prindėrore, u organizua nga Instituti Kombėtar i Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė me mbėshtetjen e Zonjės sė parė, Odeta Nishani.

Nėn sloganin “Duam dashuri jetėgjatė, jo vetėm pėr fushatė”, para qytetarėve dhe tė pranishmėve nė kėtė aktivitet, parakaluan rreth 200 fėmijė nga institucione dhe qendra rezidenciale tė ndryshme nė mbarė vendin. Fėmijėt e moshave nga 6 deri mė 14 vjeē kishin ardhur sė bashku me kujdestaret e tyre nga qyetet si, Shkodra, Berati, Elbasani, Pogradeci, Saranda, Kavaja, etj.

Marrshimi paqėsor i fėmijėve pėrfundoi nė Hotel "Tirana Ineternational", ku Instituti Kombėtar i Integrimit tė Fėmijėve Jetimė kishte pėrgatitur njė ceremoni festive pėr ta. Nėn ritmet e muzikės, fėmijėt e mbledhur nga e gjithė Shqipėria, festuan dhe u argėtuan mes tyre.

HermesNews - ©2013