Video

16/05/2013 13:11:57

Romėt pėr herė tė parė nė Eurovizion

Shumė romė nė Malmoe janė tė kėnaqur dhe krenarė pėr shkak tė pjesėmarrjes sė kėngės sė Esmasė nė gjuhėn rome






MALMOE - Pėr herė tė parė nė historinė 58-tė vjeēare tė Eurovizionit, njė kėngė pjesėrisht do tė jetė e kėnduar nė gjuhėn rome nga Esma Rexhepova, e cila do tė garojė pėr Maqedoninė.

Pjesa e kompozimit maqedonas me titull "Para se tė agojė", tė cilėn Esma nė Malmoe do ta kėndojė nė gjuhėn rome, ėshtė ndjekur me publicitet tė madh nga media suedeze.

Shumė romė nė Malmoe janė tė kėnaqur dhe krenarė pėr shkak tė pjesėmarrjes sė kėngės sė Esmasė nė gjuhėn rome.

"Jam i befasuar. Jo vetėm pėr atė qė ajo ėshtė rome, por sepse edhe kėndon nė gjuhėn rome, ndėrkohė qė asnjėherė mė parė nuk ėshtė dėgjuar diēka e tillė", thotė njė rom pėr radion kombėtare suedeze.

Gazeta suedeze "Sidsvenskan" shkruan se ''lagjja e Shkupit ''Shuto Orizarė'', prej nga vjen Esma Rexhepova, ėshtė lagjja mė e madhe rome nė Evropė. Maqedonia ishte vendi i parė qė u dha tė drejta romėve, tė drejta tė cilat, si shembull i vetėm nė botė, janė garantuar edhe nė Kushtetutė''.

"Tė gjitha vendet do tė duhet ta ndjekin edhe modelin e Maqedonisė dhe t'ju japin romėve tė drejta tė njėjta siē ka bėrė Maqedonia", thotė Esma Rexhepova pėr "Sidsvenskan".

HermesNews - ©2013