Video

15/05/2013 15:09:15

Pedonalja 'Murat Toptani', atelie pėr artistėt

Ndėrkohė qė nė vendet europiane piktorėt e rrugės janė tė shumtė, nė Shqipėri ky term ėshtė shumė pak i njohur








TIRANĖ - Pedonalja “Murat Toptani” ka mbledhur rreth saj piktorė qe kanė zgjedhur kėtė vend si atelie pėr punėt e tyre. Pėr ta piktura ėshtė pasion, por jo vetėm. Eshtė mėnyrė edhe pėr tė siguruar tė ardhurat financiare. Ndėrkohė qė nė vendet europiane “piktorėt e rrugės” janė tė shumtė , nė Shqipėri ky term ėshtė shumė pak i njohur.

Njė prej tyre ėshtė edhe Endri pėr tė cilin rruga nuk ėshtė vendi mė komod ku mund tė punoj njė artist, por ai ka sakrifikuar kėtė komoditet pėr ti dhėnė mė shumė hapėsirė dhe mundėsi shprehjeje dhe pamjeje artit tė tij. Dashuria e tij pėr pikturėn ka lindir qė fėmijė. Pasi mbarova Liceun Artistik nė Berat vendosi tė eksperimentoj dhe tė punoj nė artin e rrugės.

“Mungesa pėr ta pėrballuar financiarisht ambientin e njė studioje luan njė rol kryesor nė kėtė zgjedhjen time. Por, rruga mė pėlqen mė shumė nga kontaktet qė ajo mė jep me klientėt, ndryshe nga studioja”, shprehet piktori.

Mė sė shumti ai realizon portrete pasi ato i sjelli mė shumė tė ardhura pėr tė jetuar. “Tė pikturosh nė rrugė eshtė dhe mėnyrė jetese dhe ēėshtje pasioni. Tė dyja janė tė gėrshetuara sė bashku. Baza me tė cilėn unė mundohem tė kem njė jetesė tė mirė ėshtė pikėrisht ky pasion qė unė kam pėr pikturėn”, tha Endri.

Arturi 52 vjeēar ėshtė njė tjetėr nga piktorėt e rrugės. I lindur nė njė familje artistėsh sot, ai shet pikturat e tij tė punuara nė dru nė tek pedonalja pėr tė mbajtur familjen e tij me tė ardhura financiare.

“I kam kushtuar gjithė jetėn time kėtij arti dhe trishtohem shumė kur janė tė rrallė individėt qė e vlerėsojnė kėtė art, pikturat e punuara nė dru janė njė gjini shumė e vėshtirė sepse pėrveēse kushtojnė materialet edhe imazhet qė gjenden nga interneti duhet tė jenė shumė tė qarta”, shprehet Arturi.

Me tė ardhurat qė fiton ai mund tė mbajė vetėm familjen, ndėrkohė qė troshtohet qė nuk hap dot njė ekspozitė personale, kur dėgjon se ēmimi i galerove ėshtė 70 Euro dita.

“Kėto vepra qė ju shihni janė tė ardhurat e vetme financiare, qė e mbajnė shtėpinė time nė kėmbė”, thotė Arturi. Pėr kėdo qė kalon ėshtė e pashmangshme tė mos hedhė sytė nga pikturat e artistėve tė rrugės. Nėn hijen e pemėve ata ēdo ditė i shtojnė ngjyrat pedonales sė kryeqytetit.




HermesNews - ©2013