11/05/2013 18:42:24
Anija e Sejkos ēmimin 'Donatello'
Filmi ėshtė njė ndėrthurje harmonike mes pamjeve arkivore tė gjetura nė Arkivin e Filmit, por edhe nė kronikat e televizioneve italiane
TIRANĖ - Dokumentari "Anija", i regjisorit Roland Sejko ėshtė fituesi i ēmimit "David di Donatello", ekuivalenti italian i Oscar. Ēmimi "Donatello" jepet nga Akademia Italiane e Kinematografisė dhe ėshtė vlerėsimi mė i lartė pėr njė vepėr tė tillė, e cila pėrpara pak ditėsh ishte njė prej pesė kandidatėve pėr "Nastro dArgento", ēmimi i dhėnė nga gazetarėt kinematografikė.
Filmi ėshtė rrėfimi i njė udhėtimi drej Italisė, kur nė vitin 1991 njė anije me njė ngarkesė tė pazakontė, iu drejtua brigjeve italiane. Dokumentari dėshmon se cilat kanė qenė pėrpjekjet e njerėzve pėr t'u ngjitur nė ato anije momentin e largimit, por dhe "mikpritjen" e vendit fqinj, Italisė.
Dhjetė personazhe, tė cilėt kanė qenė pjesė e eksodeve, rrėfejnė udhėtimin me anije pas 20 vitesh. Nė kėtė film, Sejko nuk mjaftohet tė tregojė vetėm historinė e tri zbarkimeve tė mėdha, nė mars, gusht 1991 dhe nė vitin 1997, ai kėrkon tė hyjė mes asaj turme pėr tė kuptuar se cilėt ishin kėta njerėz, nga vinin, ku shkonin dhe mbi tė gjitha ku janė ata sot.
Filmi ėshtė njė ndėrthurje harmonike mes pamjeve arkivore tė gjetura nė Arkivin e Filmit, por edhe nė kronikat e televizioneve italiane, duke pėrballur propagandėn e partisė me dyndjet e njerėzve drejt bregut. Personazhet pėrmes historive personale, asaj qė ishin dhe asaj qė janė, ndėrtojnė rrėfimin.
Dokumentari i regjisorit Roland Sejko u shfaq pėr herė tė parė pėr publikun e Tiranės, mbrėmjen e parė tė Festivalit tė Filmit Shqiptar. Ceremonia e dorėzimit tė ēmimeve David di Donatello mbahet mė 14 qershor dhe transmetohet drejtpėrdrejt nga Rai.
HermesNews - ©2013