Video

10/05/2013 14:53:39

Biblioteka kthehet nė qėndėr studimore

Rritet numri i lexuesve qė frekuentojnė sallat e bibliotekės






GJIROKASTĖR - Biblioteka e Gjirokastrės ėshtė kthyer sė fundmi dhe nė njė qendėr tė rėndėsishme pėr studime shkencore, ku studentė dhe pedagogė tė Universitetit Eqerem Ēabej tė qytetit, shfrytėzojnė materialet e shumta qė kjo bibliotekė u ofron.

Ndėrsa pas viteve 90, numri i lexuesve tė antarėsuar nė bibliotekėn “Apostol Meksi”, nė qytetin jugor shėnoi ulje, aktualisht, numri i lexuesve ka ardhur nė rritje.

Sipas drejtoreshės sė bibliotekės, Tefta Gjoni, aktualisht, numri i lexuesve kėtė vit ka arritur nė 3 mijė, nga 2 mijė tė tillė qė ishin njė vit mė parė, shifėr kjo qė rritet nga muaji nė muaj.

Gjoni tha se shumica e lexuesve qė tėrheqin libra janė tė interesuar jo vetėm pėr libra artistikė, por edhe psikologjikė e shkencorė.

“Autorėt mė nė zė tė Rilindjes Kombėtare, duke filluar nga Naim Frashėri, Ēajupi, e tė tjerė shkrimtarė si; Petro Marko, Mitrush Kuteli, Fatos Kongoli, Bashkmi Shehu, poetėt e njohur si Dritėro Agolli, Ismail Kadare, Xhevahir Spahiu, Fator Arapi, etj, janė disa nga autorėt mė tė kėrkuar, pa harruar edhe poetėt dhe shkrimtarėt me famė botėrore”, tha Gjoni.

Krahas lexuesve nga qyteti, ajo bėri tė ditur se tėrheqje tė librave ka patur edhe nga lexues nė zonat rurale, kryesisht nxėnės tė shkollave tė mesme dhe 9 vjeēare, si edhe intelektualė nė kėto zona.

Biblioteka e Gjirokastrės ėshtė edhe njė qėndėr e rėndėshme pėr studimet shkencore qė kryejnė studentė dhe pedagogė tė Universitetit tė qytetit jugor, duke u vėnė atyre nė dispozicion materiale tė shumta, dhe me mjaft interes.

Nė bibliotekėn e Gjirokastrės, ku numėrohen rreth 120 mijė tituj librash artistikė dhe shkencorė, funksion edhe njė sallė leximi, ndėrsa bashkia e ka pasuruar bibiotekėn e qytetit me libra tė rinj, njė pjesė e tė cilave i janė shtuar asaj, duke marė nė konsideratė edhe preferencat e lexuesve.

HermesNews - ©2013