09/05/2013 15:50:51
Bolero nė vilėn e pleqve, romani i Kongolit nė Paris
Ashtu si romanet e tjerė pararendės tė botuar nė frėngjisht, edhe ky i fundit ėshtė pėrkthyer nga zoti Edmond Tupja
TIRANĖ - Pas botimit muajin e kaluar nė Spanjė tė romanit "I humburi", sapo ėshtė vėnė nė qarkullim, kėsaj here nė Francė, njė nga romanet mė tė goditur dhe mė tė vlerėsuar tė Fatos Kongolit nga lexuesit shqiptarė, "Bolero nė vilėn e pleqve".
Ashtu si romanet e tjerė pararendės tė botuar nė frėngjisht, edhe ky i fundit ėshtė pėrkthyer nga zoti Edmond Tupja. "Bolero nė vilėn e pleqve" ėshtė romani i tetė radhazi i kėtij shkrimtari botuar nga e njėjta shtėpi botuese nė Paris, Rivages. Ndėrsa "I humburi" ishte libri i katėrt i Kongolit i botuar nė gjuhėn spanjolle.
Rivages rrėfen pėr dy pleq nė moshė tė shtyrė, tė cilėt i dėrgojnė letra njėri-tjetrit, nė lojė hyn edhe njė infermiere lesbike qė kujdeset pėr ta dhe nuk i reziston dot kureshtjes pėr letrat qė pleqtė i dėrgojnė njėri-tjetrit. Interesante ėshtė mėnyra e tė shkruarit tė veprės nga ana e autorit. Ai provon tė jetė njė femėr. Ky roman u promovua nė Tiranė nė shkurt tė vitit 2009.
Kongoli, pėrmes rrėfimit tė infermieres, zbulon misteret e saj, dramat e personazheve, me ndėrlikimet, dėshirat e fshehura, nė njė mjedis shpesh tė egėr, tė pamėshirshėm, ku femra ėshtė mė e pambrojtura.
HermesNews - ©2013