Video

04/05/2013 09:02:17

Oltremare. Njė hark i gjatė dėshire

Ekspozitė me veprat e artistėve shqiptarė






ITALI - Shqiptari Ibrahim Kodra arriti nė moshėn njėzet vjecare nė Itali nė 1938, falė njė burse studimi, mori njė shtėpi nė Milano dhe studjoi pikturė nė Akademinė e Arteve, Brera gjatė luftės sė dytė botėrore.

Nė vitet e nxehta tė pasluftes u lidh me botėn e artistėve qė kanė luftuar pėr rinovimin politik dhe kulturor tė pikturės, duke iu bashkangjitur rrymės artistike postkubiste tė kohės, por pastaj zbuloi sėrish abstraksionet dhe simbolet e vendit nga ku kishte origjinėn, huazoi dritat, ngjyrat dhe format e botės orientale, rrėnjėt e sė cilės shtriheshin nė simbolikėn bizantine.

Pėr shumė kohė dukej sikur artisti shqiptar qe integruar nė jetėn dhe kulturėn italiane, por bėhej gjithnjė e mė e fortė brenda tij thirrja nga origjina. Figura e tij shėrbeu si memorie dhe praktikė personale , por edhe si pikė afrimiteti dhe solidariteti pėr miqtė artistė bashkėkombas qė ndėrkohė kishin arritur nė Itali.

Kodra jetoi mė shumė se gjashtėdhjetė vite tė dendura dhe tė realizuara nė Itali, por kur vdiq nė 2006 kėrkoi qė tė varrosej nė vendin e lindjes. Ka ndjerė thirrjen e fortė tė atyre njėzet viteve tė para, forcėn e rrėnjėve tė vėrteta dhe mitike.

Shtėpia e tij milaneze, e shėndrruar nė njė Fondacion qė promovon njohjen e artit tė tij, ėshtė kthyer tashmė nė njė pikė reflektimi edhe pėr marrėdhėniet qė vazhdojnė tė ndėrthuren mes Italisė dhe Shqipėrisė, dhe me tė drejtė sot prezanton kėtė ekspozitė.

Parabola e njeriut dhe artistit Kodra mund tė ilustrojė disa pika bazė nė lidhjen mes Shqipėrisė dhe Italisė, nė ndėrthurjen e fakteve historike shpesh dramatike ose madje disa herė tragjike, por edhe pėrtej tyre.

Kodra arriti nė Itali pak para se kjo tė pushtonte ushtarakisht vendin e tij, nė njė aventurė iniziatore qė sjell nė mendje udhėtimet mitike tė njerėzve tė lashtėsisė qė niseshin nga shtėpitė e tyre nė lindje drejt destinacioneve tė panjohura nė perėndim.

Rastėsitė e jetės i kanė shmangur mundėsinė pėr tu pėrfshirė nė ngjarjet tragjike qė shkaktoi konflikti botėror nė vendin e tij dhe pastaj periudha e gjatė dhe dėshpėruese e regjimit komunist.

Nė njė farė mėnyre ka qenė dėshmitar i njė Shqipėrie para-historike dhe e pa kohė, dhe ndoshta pikėrisht nė kėtė vend ka dashur tė kthehet pėrfundimisht. Duke kėrkuar qė ta rikthenin atje ka dashur ndoshta ta rithemelojė atė nė bazė tė historisė sė tij vetjake pėr tu dhėnė shpresė bashkėatėdhetarėve.

Kjo temė qėndron ne sfond edhe nė veprat qė pėrbėjnė kėtė ekspozitė. Ajo qė habit mė tepėr tek artistėt e rinj ose mė tė vjetėr , tė pranishėm nė Itali prej shumė kohėsh ose prej pak vitesh, ėshtė forca fizike dhe pothuajse “natyrale” e lidhjes me vendin e origjinės.

Eshtė shumė e rėndėsishme qė kjo lidhje shpesh-herė tejkalon ndodhurinė (ose dhunėn) e ngjarjeve historike edhe nė vitet e fundit pėr tė rigjetur njė themel tė qetė, tė lumtur dhe vital. Ky ėshtė sigurisht aspekti qė lidh tė rinjtė e sotėm me bashkėatdhetarin qė u ka paraprirė.

Duke ekspozuar nė shtėpinė e tij, artistėt e sotėm festojnė idealisht nėntėdhjetė e pesė vjetorin e lindjes sė tij. Bij tė imigracionit tė viteve nėntėdhjetė ose tė arritjeve tė mėtejshme mė tė qeta, ata mbeten dėshmitarė tė vazhdueshmėrisė sė njė memorie tė origjinės aq tė dashur dhe tė mbrojtur. Kontakti me modernitetin i ka bėrė qė tė njihen me shpehje dhe praktika tė reja artistike, po shumė shpejt u kanė shtuar kujtime dhe gjurmė nga origjina e tyre.

Me Agim Mukėn rikthehet profili i heroit kombėtar Skėnderbeu, simbol i krenarisė sė pėrkatėsisė shqiptare, i cili del nė pah kudo qė tė krijohet njė komunitet shqiptar. Pikturat e tij janė tė banuara nga objekte tė pėrditshme, copėza shtėpishė dhe gra rojtare tė vatrės dhe kujtesės. Artan Shabani risjell pamje nga jeta urbane nė Shqipėrinė para viteve 1990, tė marra nga fotografi tė publikuara nė revista dhe gazeta tė vjetra.

Tė prodhuara me qėllim propagandistik, ato pamje duhet tė transmetonin paraqitjen e njė shoqėrie ideale perfekte.Natyrisht ato ishin fallco, por tė vėzhguara me syrin e shqetėsuar dhe neurotik tė sotėm, japim disa ndjesi tė dashura dhe tė lezetshme ,po aq sa dhe tė papritura, qė artisti i nėnvizon me ndėrhyrjet e tij.

Alfred Mirashi Milot dėshiron tė hapė njė univers tė tėrė me njė objekt tė vetėm, njė celės i vjetėr. Objekti qė ruante shtėpinė dhe mallrat e gjyshes tani ndodhet nė Firence nė shtėpinė e tij dhe ai e pėrdor pothuajse si amuleti magjik i njė pėrralle orientale, qė aludon dyert misterioze qė mund tė hapen ende nė dritat dhe befasitė e lashta. Venera Kastrati nuk i anashkalon ngjarjet dramatike tė historisė qė kanė pėrfshirė popullin e saj dhe atė vetė personalisht.

Punimet e para tė kėtyre tensioneve dhe dhunave lėshojnė njė dėshmi tė gjallė dhe tė drejtpėrdrejtė; por pastaj tregimi I saj ngrihet nė formėn e butė tė teatrit me hije, e aftė pėr tė vizituar dhe simbolizuar shumė jetė dhe pėr tė kapur shumė ngjarje, me atė befasinė qė ndjejmė nė teatrin e kukullave , nė atė tė mimeve dhe nė kinemanė e heshtur.

Alban Met-Hasani ka marrė njė paletė qė pėrdoret pėr transferimin e mallreve nė magazinė , nė trena, nė kamione dhe nė avjone , pėr tė vizatuar nė akset e tij pamjen e njė rruge tė braktisur: ėshtė sinteza e shumė vendeve tė tilla nė atdheun e tij sic i kishte vėzhguar gjatė fėmijėrisė sė tij, tė zbrazur nga emigracioni, tė cilėve ai u ka dhėnė jetė me zhurmėt e jetės qė pėrmbanin dikur.

Stefany Savino pikturon trupin e saj duke u kthyer nė njė figurante tė pikturės, nė paraqitjen e njė pikture prej marzipani dhe sheqeri qė prodhon pamje tė ngopura si ndonjė ėmbėlsirė apo erėza orientale, nė kėrkim tė trullosjes dhe ndryshimit qė krijojnė sheqeri dhe erėzat ( por edhe ėndėrrat e dėshirat), por nė kėtė rast me anė tė shikimit.

Shpati Hodoj denoncon mėnyrėn nė tė cilėn Perėndimi, nėpėrmjet pamjeve, merr nė posedim varfėrinė dhe urinė e botės sė varfėr duke i kthyer nė shfaqje dhe me video instalimin e tij propozon njė kod komunikimi mė tė qyteteruar dhe tė respektueshėm, pėr tė arritur nė njė dialog dhe ballafaqim tė vėrtetė. Arjan Shehaj, pėr tė pėrcaktuar qėllimet e pikturės sė tij pėrdor formulėn qė Winckelmann i aplikon artit grek tė origjinės :“Thjėshtėsi fisnike dhe madhėshti e qetė”.

Por pėr Shqipėrinė Greqia pėrbėn edhe njė vend kufitar dhe qė aty fjalėt e kritikut gjerman mund tė marrin kuptime tė reja; nė tė njėjtėn kohė kėrkimi i tij pėr gjeometri tė pastėr tė zhytur nė dritė i afrohet pamjeve tė origjinės sė tij.

Ndėrsa Ervin Zyka, na pėrcjell brutalisht faktet me tė cilat njė pjesė e komunitetit shqiptar paraqitet nė kronikat italiane por, nė mėnyrė provokuese, i kthen nė deklarata lirie. Merr nėj lajm tė prerė nga njė gazetė qė flet pėr arratisjen e bujshme tė disa shqiptarėve nga njė burg italian dhe e ripropozon si ftesė pėr tė gjetur, me cdo kusht jetese, rrugėn drejt tė papriturės dhe lirisė.

Piktura, instalimi, video, performanca, interneti … cdo lloj forme e komunikimit tė sotėm shėrben,nė artistėt e kėsaj ekspozite, pėr tė ushqyer nėj lidhje qė nė largėsi filtrohet dhe kristalizohet. Artistėt e komunitetit shqiptar, tė shpėrndarė kudo nė Itali, por mjaft tė dukshėm nė komunitetin e ndeshur tė Akademisė Brera, pėrbėjnė njė nga pasuritė e botės multicentrike dhe multikulturale nė tė cilen jetojmė dhe nė tė njėjtėn kohė njė rezervė energjie dhe poezie pėr vendin e tyre . Njė rezervė qė, nė njė moment tė caktuar, do tė vazhdojė tė lėrė shenja dhe kujtime nė kutinė e saj tė origjinės.

* Perktheu Daniela Vathi

Dario Trento