Video

29/04/2013 17:39:10

Parisi i viteve 20 nė njė ekspozitė nė Tiranė

Artistja ka hedhur nė tablo shpirtin e gruas nė vitet '20, kohėn kur femrat shkurtuan fustanet, prenė flokėt dhe nisėn tė pinin cigare






TIRANĖ - Piktorja franceze Beatrice de Saint Jean sjell me ekspozitėn e saj nė kryeqytet, Parisin e viteve 1920 dhe revolucionin femėror tė asaj kohe.

Artistja ka hedhur nė tablo shpirtin e gruas nė vitet '20, kohėn kur femrat shkurtuan fustanet, prenė flokėt dhe nisėn tė pinin cigare. Ekspozita vjen si njė mesazh pėr femrat shqiptare pėr tė treguar se ndryshimi ėshtė afėr, mjafton tė kemi forcė dhe dėshirė.

"Unė kam vendosur tė flas nėpėrmjet imazhit dhe anės figurative. Kam dashur tė trajtoj femrėn nė njė kėndvėshtrim tė veēantė, si njė qenie qė gjen forcėn tė ndryshojė dhe largojė kufijtė qė e shtrėngojnė", shprehet pėr mediat Beatrice de Saint Jean.

Nė kėtė ekspoze tė saj piktorja franceze vjen me punimet e dy viteve tė fundit, portrete, peizazhe me ngjyra pranverore etj. Prirja artistike e Beatrice de Saint Jean ėshtė e hershme. Lindur nė 1963 nė Gjermani, ajo organizon ekspozitėn e saj tė parė nė moshėn dymbėdhjetė vjeēe nė spitalin e Grenoble.

Nė vitin 1981, ajo vazhdon studimet nė fakultetin e Arteve tė Bukura tė Nimes. Nė Shqipėri qė nga viti 2009, Beatrice Richard de Saint Jean vazhdon punėn e saj nė fushėn e artit abstrakt. Njėkohėsisht, ajo eksploron pėrsėri artin figurativ, duke marrė si temė gruan franceze tė viteve njėzet, gjithashtu tė njohura si vitet magjepsėse.

Njė e treta e pikturave tė shitura do t'i dhurohet pėr bamirėsi "Caritas Albania". Ndėrkohė qė ekspozita do tė qėndrojė e hapur deri nė 30 prill nė galerinė “Fab”.

HermesNews - ©2013