Video

27/04/2013 14:57:30

Njė vit pa Ardian Klosin

Me ndarjen e tij nga jeta, Shqipėria humbi njė kritik tė madh, por Klosi la pas njė model pėr t’u ndjekur nė kulturė, nė shoqėri dhe nė angazhimin e tij nė shoqėrinė civile






TIRANĖ - Nesėr shėnohet njė vit qė kur publicisti dhe pėrkthyesi Ardian Klosi, qė u dha zė dhjetra autorėve botėrorė nė shqip, u nda nga jeta. Miq e kolegė e cilėsuan humbjen e tij, njė humbje pėr kulturėn shqiptare, mungesa e tė cilit do tė ndihet sa mė shumė tė kalojė koha.

"Ishte njė pėrkthyes i jashtėzakonshėm, njė studiues skrupuloz, njė gazetar, njė publicist i shquar, por mbi tė gjitha ishte njė mėndje e lirė, njė mėndje e hapur, njė kritik si pak kush". Kėshtu e ka cilėsuar Klosin, kolegu i tij, Remzi Lani.

Ardian Klosi lindi nė vitin 1957. U diplomua nė fakultetin e Gjuhė - Letėrsisė nė 1981. Ka marrė doktoratėn nė vitin 1990. Nga viti 1993 - 1998 ka qėndruar nė Gjermani. Ka botuar disa libra si nė shqip, ashtu edhe nė gjermanisht. Nė shqip: 1991: "Refleksione" (me Edi Ramėn), 1991: "Shqipėria zgjim i dhunshėm", 1993: "Quo vadis Shqipėri", 1997, "Mbijetesė shqiptare" (fotot Jutta Benzenberg), 1997: "Fjalor gjemranisht - shqip" (me Ė. Fiedler), si dhe mjaft tregime, ese, artikuj nė shtypin shqiptar dhe tė huaj.

Fundi i tij ishte mjaft i dhimbshėm, pasi me datė 27 prill 2012 kreu vetėvrasje. Ai do tė kujtohet si njė ndėr penat mė tė mira shqiptare dhe shumė i ndjeshėm ndaj problematikave sociale nė vend.

Pėrveē kontributit nė publicistikė, Ardian Klosi ka lėnė gjurmė edhe nė pėrkthime, nė botimin, sė bashku me autorė tė tjerė, tė njė fjalori gjermanisht-shqip si dhe nė disa beteja tė shoqėrisė civile, veēanėrisht nė ēėshtjet e mjedisit.

HermesNews - ©2013