Video

26/04/2013 14:31:43

Dance Teater vjen nė Tiranė

Shfaqja, nėn regjinė e Enton Kacės, ėshtė e konceptuar kryesisht tek lėvizja, dance theater dhe forma tė tjera tradicionale teatrore






TIRANĖ - "Skica pėr dramė, konflikt dhe personazhe" ėshtė njė performancė e kompanisė teatrore Tirana New Theater, nė bashkėpunim me Teatrin Kombėtar, qė pritet tė ngjitet sė shpejti nė skenė.

Kjo shfaqje, nėn regjinė e Enton Kacės, ėshtė e konceptuar kryesisht tek lėvizja, dance theater dhe forma tė tjera tradicionale teatrore. Regjisori ka shfrytėzuar tekstet tė ndryshme letrare pėr tė realizuar njė shfaqje me sa mė pak tekst dhe me shumė lėvizje trupore qė bazohen tek mendimi.

Kjo shfaqje bazohet nė disa tema sociale dhe kryesisht temat e emigracionit, largimit, arratisjes, ikjes, revoltės, refuzimit, vdekjes, braktisjes, ėndrrave, pamundėsive, boshit dhe tė tjera histori tė ngjashme me to. Temat u pėrzgjodhėn nga disa tekste tė ndryshme, kėngė, poema, ngjarje konkrete, filma, poezi, video, ngjarje historike dhe politike.

Performanca vjen pas njė diskutimi me drejtuesit e Teatrit Kombėtar dhe Tirana New Theater, pėr tė konceptuar njė shfaqje skenike tė njė standardi ndryshe nga repertori tradicional i Teatrit Kombėtar, pėr tė krijuar njė klimė tė favorshme pune me tė rinj profesionistė tė mediumeve tė ndryshme artistike dhe pėr tė krijuar hapėsira mė tė larmishme pėr audiencėn e Teatrit Kombėtar dhe teatrit nė pėrgjithėsi nė Shqipėri.

Premiera ka nisur punėn dhe do tė dalė nė skenė nė datėn 2 maj pėr t’u shfaqur pėr tre javė rresht nė sallėn "Kadri Roshi" tė TK-sė. Koreografia ėshtė realizuar nga Elton Cefa & Klaudia Zaēe. Interpretojnė balerinėt Milena Nurka, Klaudia Zaēe, Sueda Hoxha, Elton Cefa, Ardit Logu dhe aktorėt Egzona Ademi e Dorjan Ramaliu.

HermesNews - ©2013