19/04/2013 13:48:11
'Thesaret e trashegimisė kulturore shqiptare' nė Kosovė
E organizuar me rastin e 100 vjetorit tė pavarėsisė nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Kulturės e Shqipėrisė, e njėjta ekspozitė u paraqit nė Romė dhe Torino
TIRANĖ - Ekspozita "Thesaret e Trashėgimisė Kulturore Shqiptare", me mė shumė se 100 objekte tė ekspozuara nė Itali, do tė ēelet nė fund tė muajit edhe nė Kosovė.
E organizuar me rastin e 100 vjetorit tė pavarėsisė nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Kulturės e Shqipėrisė, ekspozita u paraqit nė Romė dhe Torino. Sipas Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, ajo u vizitua nga 97.000 persona dhe njė sėrė personalitetesh politike italiane.
Objektet e ekspozuara janė disa prej veprave mė tė njohura e mė tė rėndėsishme tė trashėgimisė sonė historike dhe kulturore si Koka e Apolonit, e njohur pėr vite me radhė si "Dea e Butrintit", "Epitafi i Gllavenicės" dhe njė pėrzgjedhje e pikturave ikonografike tė mjeshtrit tė madh shqiptar, Onufrit. Ekspozita i ofron publikut njė udhėtim emocionues nė kohė dhe hapėsirė, nga epoka parahistorike deri nė mesjetėn e vonė.
Objektet janė marrė nga Muzeu Arkeologjik i Tiranės si dhe nga muze tė tjerė nė Apolloni, Durrės, Butrint, Muzeu Historik Kombėtar. Ky projekt ka pėr qėllim promovimin e kulturės shqiptare pėrtej kufijve tė vendit.
HermesNews - ©2013