Video

19/04/2013 13:06:00

Artizanėt kėrkojnė mjediset e kalasė pėr veprimtarinė prodhuese

Tregtarėt kėrkesė bashkisė pėr zhvendosjen e veprimtarisė prodhuese






GJIROKASTĖR - Artizanėt gjirokastritė, qė ushtrojnė veprimtarinė e tyre prodhuese dhe tregtuese nė dyqanet e Qafės sė Pazarit, kanė kėrkuar nga bashkia dhe drejtoria e monumenteve, zhvendosjen e kėsaj veprimtarie nė mjediset e kalasė shekullore tė qytetit.

Ushtrimi i veprimtarisė sė tyre nė mjediset e kalasė do tė rijetėzojė edhe mė shumė kėtė objekt madhėshtor, por mė kryesorja do tė mundėsojė njė shitje mė tė madhe tė prodhimeve, pasi kalaja ėshtė edhe objekti mė i vizituar nga turistėt e huaj dhe vendas.

"Ka ardhur momenti qė tė gjithė artizanėt tė grupohen nė mjediset e kėshtjellės sė qytetit", tha Muhedin Makri, mjeshtėr i gdhendjes sė gurit, pasi njė grupim i tillė do tė shėrbejė edhe pėr artizanėt, edhe pėr njė zhvillim mė tė madh tė turizmit nė qytet.

Makri shtoi "se nė dyqanet e pazarit turistėt bėjnė njė kalim tė shpejtė, ndėrsa ndalen gjatė nė kala, e cila ėshtė edhe simbol i qytetit tonė. Nėse nė pazar turistėt bėjnė njė kalim prej 10 -15 minuta, nė kala. pėr vetė vlerat e saj, pozicionin gjeografik dhe sheshpamjen mbi qytet etj, ata qėndrojnė pjesėn mė tė madhe tė kohės".

Nė kala nė ēdo orė tė ditės ka dyndje vizitorėsh, ekzistojnė mundėsitė dhe kushtet qė tė bėhet njė ekspozim mė i mirė i prodhimeve artizane, ekspozim qė nuk mund tė bėhet nė dyqanet aktuale pėr shkak tė sipėrfaqeve tė kufizuara tė tyre dhe kufizimit me rrugėn, mungesa e parkimeve, etj.

Prodhimet artizane tė qytetit siē janė ato nė gur, dru, hekur, apo me gjilpėrė, janė nga mė tė preferuarat prej turistėve tė huaj. Nė ēdo sezon turstik turistėt e huaj janė blerėsit kryesorė tė kėtyre prodhimeve.


HermesNews - ©2013