Video

09/04/2013 19:51:12

Ditar Periferie

Dom Gjergj Meta boton librin e tij tė parė






SHKODĖR - Emri dhe figura e Dom Gjergj Metės, meshtarit nga qyteti i Durrėsit, qė shėrben prej dy vitesh pėr besimtarėt e Kamzės, ėshtė bėrė tashmė mjaft i njohur, jo vetėm pėr shėrbimet fetare qė ai i kryen me njė devotshmėri tė pėrkushtuar, por falė pasionit dhe diapazonit tė tij tė gjerė, ai ėshtė jo pak nė vėmendje edhe tė botės mediatike.


Krahas programeve tė shumta televizive, apo edhe radiofonike, duke qenė shumė aktiv nė tryezat e debateve dhe diskutimeve tė organizuara pėr ēėshtje tė ndryshme sociale, tashmė ai shfaqet edhe si njė botues i mirėfilltė.

Pikėrisht pėr kėtė, Biblioteka "Marin Barleti" e qytetit tė Shkodrės, nė bashkėpunim me Drejtorin e Institutit tė Historisė, Ardian Marashi, qė ishte nė rolin e kordinatorit, organizuan promovimin e librit tė tij "Ditar Periferie".

Pas njė dokumentari tė shkurtėr, qė pėrmblidhte portretin e autorit tė kėtij libri, Dom Gjergj Metės, tė realizuar nga Simeon Daberdaku, tė pranishmit, duke diskutuar rreth librit nė fjalė, pėrcollėn vlerėsime pėr figurėn e kėtij meshtari, i cili krahas detyrės sė viteve tė fundit si famullitar i Kamzės, shfaqet si njė mik i afėrt i letėrsisė dhe artit.

Nė veēanti, emocionuese ishin fjalėt e pėrcjella nga shkrimtari Primo Shllaku, duke e cilėsuar, Dom Gjergj Metėn si njė penė shumė pikante, ku falė talentit dhe cilėsive shumėplanėshe qė ai disponon, e ardhmja e tij garanton pėr njė prodhimtari tė madhe nė kėtė fushė.

Duke iu referuar librit, pjesė e tė cilit janė kryesisht shkrime tė botuar prej tij nė harkun kohor tė viteve 2003-2012-tė, ai tha se, "libri ėshtė i ndarė nė disa tema tė grumbulluara nė disa kapituj, ku krahas klerit, spikasin edhe ato me fakte, argumenta, parime filozofike, estetike, analiza politiko-shoqerore, teza dhe hipoteza, etj".

Ndėrkohė, pėr drejtorin e bibliotekes "Marin Barleti", Gjovalin Ēuni, prania e Dom Gjergj Metės nė mjediset e institucionit qė ai drejton ishte njė kėnaqėsi e veēantė pasi libri i botuar prej tij do jetė njė vlerė mė shumė pėr lexuesit e shumtė qė ka kjo bibliotekė.

"Unė u ndjeva i mirėpritur shumė. Nė fakt kam zgjedhur tė filloj promovimin nė Shkodėr se edhe librin tim e nis me meshėn e parė tė dom Simon Jubanit nė qytetin e Shkodrės. Ishte njė rast pėr t'u takuar me njerėz qė njihja vetėm virtualisht.", tha autori i librit, Dom Gjergj Meta gjatė njė prononcimi.

"Ky ėshtė libri i parė qė botoj, falė pasionit qė kam pėr kėtė fushė, me tė gjitha gjasat, dhe shumė shpejt do tė vijojė edhe me tė tjerė", tha Dom Gjergj Meta.

HermesNews - ©2013