Video

01/04/2013 12:00:31

Koncerti i virtuozeve ne TKOB

Mė datė 6 Prill pianistėt bashkohen nė njė koncert nė Tiranė






TIRANĖ - Violinisti Ermir Abeshi dhe pianisti Thomas Hoppe bashkohen mbrėmjen e 6 prillit pėr tė sjellė nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit “Koncertin e virtuozėve”.

Programi i kėtij koncerti pėrmban pjesė nga J. Brahms- Sonata No. 1 nė sol maxhor pėr violinė dhe piano, Vivace ma non troppo; Adagio-Piu andente-Adagio; Allegro molto moderator. Gjithashtu do tė ketė pjesė nga F. Schubert dhe D. Oistrakh - Valse-Caprice, pjesė nga M. Ravel - Sonata Posthume si dhe nga E. Grieg - Sonata no.3 nė Do minor pėr violinė dhe piano, etj.

Thomas Hoppe i lindur nė Gjermani gėzon njė reputacion tė madh si njė pianist i shquar dhe artist bashkėpunues. Ai performon vazhdimisht me instrumentistė dhe kėngėtarė nė USA dhe nė Evropė si dhe ka dhėnė koncerte me disa artistė tė shquar.

Violinisti Ermir Abeshi i lindur nė Elbasan mė 1987 ėshtė finalist i Konkursit Ndėrkombėtar pėr Violinė “Queen Elisabeth” nė Bruksel si dhe fitues i Ēmimit tė dytė tė Konkursit Ndėrkombėtar pėr Violinė “Lipzer” nė Gorizia (Itali). Ai ka performuar si solist nė orkestrėn kombėtare tė Belgjikės.

HermesNews - ©2013