Video

01/04/2013 11:55:39

NYT, pėr Alpet Shqiptare

Nė seksionin Travel tė faqes sė kėsaj gazete nė internet janė rreth dy faqe, tė shoqėruara me foto qė tregojnė bukuritė natyrore tė Shqipėrisė






TIRANĖ - Gazeta “New York Times” i ka kushtuar sėrish njė shkrim Shqipėrisė, kėsaj here duke u pėrqėndruar nė kufirin verior me Malin e Zi dhe Kosovėn.
Nė seksionin Travel tė faqes sė kėsaj gazete nė internet janė rreth dy faqe, tė shoqėruara me foto qė tregojnė bukuritė natyrore tė Shqipėrisė. “Eskursion pėrtej kufijve tė Ballkanit” ėshtė titulli i reportazhit tė gazetarit Tim Nevill i cili pėrshkruan me detaje udhėtimin e tij nga Thethi nė Shqipėri, me vėshtrimin nga Kosova dhe Mali i Zi.

"Udhėtimi tė ēon nė Alpet shqiptare, tė quajtura ndryshe nė artikull edhe si malet e mallkuara, por qė pėrveē lartėsivė tė frikshme janė tė mbushura edhe me mister", njė aventurė e vėrtetė, siē pėrshkruhet nė artikull”, thuhet nė reportazhin e “New York Times”.

Nė artikull nuk mungojnė as intervistat me banorė tė zonės, apo pronarė bujtinash deri tek rruga qė mund tė ndjekė njė turist i huaj pėr tė vizituar kėto anė. Gjithashtu nuk lihen pa pėrmendur edhe pėrshkrime historike. Pėrmendet viti 1997, ku shqiptarėt humbėn kursimet e tyre nė firmat piramidale, gjė qė pasoi me kryengritjet popullore ndaj qeverisė sė asaj kohe.

“Nga Lufta e Dytė Botėrore deri nė vdekjen e udhėheqėsit komunist Enver Hoxha nė vitin 1985, Shqipėria ishte njė shtet i mbyllur hermetikisht. Ai ndaloi fenė dhe uli moshėn e ekzekutimeve deri nė 11 vjeē, mbylli kufijtė me shtetet e tjera”, shkruhet nė fillim tė artikullit.

Nė reportazh gazetari thotė gjithashtu se turizmi ėshtė trefishuar nė 6 vite, nga rreth 1 milion turistė tė huaj nė vitin 2012 ka shkuar nė 2,7 milionė turistė tė huaj. Tim Nevill e mbyll reportazhin e tij mbi Shqipėrinė, duke e cilėsuar si njė eksperiencė tė pakrahasueshmė.






HermesNews - ©2013