Video

29/03/2013 12:39:53

Ndahet nga jeta themeluesi i skenografisė shqiptare

Artisti me origjine nga Kosova u nda nga jeta ne moshen 89 vjeēare






TIRANĖ - Piktori dhe themeluesi i skenografisė shqiptare, Hysen Devolli, u nda sot nga jeta. Ai lindi nė Tiranė mė 11 gusht 1924, nė njė familje patriotike me origjinė nga Kosova. Nė moshė shumė tė re mori pjesė aktive nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare.

Pas ēlirimit tė vendit, nisur nga talenti i spikatur pėr artet figurative, u dėrgua pėr studime nė Bukuresht, nė Akademinė e Arteve tė Bukura "Nikolae Grigoresku" tė Rumanisė ku diplomohet pėr pikturė.

Pas kthimit nė atdhe, nė vitin 1952 emėrohet nė detyra tė ndryshme shtetėrore, fillimisht drejtor i Galerisė Kombėtare tė Arteve dhe, mė pas, drejton sektorin e skenografisė tė Teatrit Popullor dhe tė Teatrit tė Operas dhe Baletit.

Gjatė veprimtarisė sė tij krijuese ka realizuar me profesionalizėm tė lartė rreth 300 punime nė skenografi, ku pėrfshihen vepra tė tilla si “Prefekti”, “Familja e Peshkatarit”, “Mbreti Lir” “Borana” “Traviata”, “Berberi Seviljes”, “Bernarda Alba", etj. Jo rastėsisht emri i Hysen Devollit ėshtė pėrfshirė nė Enciklopedinė botėrore tė skenografisė, qė u botua vitin e kaluar nė SHBA.

Njė krijimtari tejet tė pasur realizoi Hysen Devolli edhe nė pikturė. Firmėn e tij e mbajnė shumė vepra tė fondit tė Galerisė Kombėtare tė Arteve. Me kėtė krijimtari ai ėshtė pėrfaqėsuar denjėsisht thuajse nė tė gjitha ekspozitat kombėtare, por edhe tė vendeve tė tjera, si nė Bienalen e Egjiptit, etj.

Po kėshtu firmės sė tij i pėrkasin edhe njė gamė e gjerė bocetesh tė emisioneve filatelike shqiptare, veēanėrisht me portrete figurash tė shquara, si dhe seti me kartėmonedhat shqiptare, tė emetuara nė vitin 1964. Pėr veprimtarinė tij tė gjatė mė shumė se 60 vjeēare Hysen Devollit i janė akorduar njė serė titujsh, dekoratash e medaljesh.

Me ndarjen nga jeta tė tij, familja humbi njeriun e saj me tė dashur, piktura dhe skenografia shqiptare njė nga penelat mė tė dalluar dhe shoqėria njė nga miqtė mė tė mirė.



HermesNews - ©2013