Video

28/03/2013 10:29:17

Hadrianopolis II vlera arkeologjike te reja

Prezantohen rezultatet e para tė gėrmimeve dhe studimeve tė realizuara nė periudhėn 2005-2010






GJIROKASTĖR - Njė punė e tejzgjatur, e konsideruar si mjaft e suksesshme, ėshtė ajo e ekspeditave tė ndėrmarra nga arkeologėt italianė tė Universitetit tė Maceratas, nė qytetin romak tė Hadrianopolis.

E gjithė kjo gamė eksploruese, me elementė tė rrallė nė jug tė vendit, konkretisht nė luginėn e Drinos nė Gjirokastėr, ėshtė promovuar nė njė vėllim tė dytė botimi, tė mbėshtetur nga faktorėt italianė, sikurse ėshtė Universiteti i Maceratas.

Volumi Hadrianopolis II prezanton rezultatet e para tė gėrmimeve dhe studimeve tė realizuara nė periudhėn 2005-2010, nė sitin romak tė Hadrianopolis, si dhe njė sėrė faktesh tė reja pėr Luginėn e Drinos, e cila konsiderohet si njė nga zonat me prezencė tė madhe vlerash arkeologjike dhe historike.

Qyteti antik i Hadrianopolis, ndodhet 14 kilometra larg qytetit tė Gjirokastrės. Gjatė studimeve gjeosizmike dhe gjeoradar tė misioneve tė zhvilluara nė periudhėn 2006-2007, ėshtė arritur tė konfirmohet nė linja tė pėrgjithshme shtrirja e qytetit 350 metra nė drejtim lindje-perėndim dhe 400 metra nė drejtim veri-jug me teatrin si pikė referimi, e cila ka njė kapacitet prej 4 mijė spektatorėsh, ėshtė i pajisur me 27 shkallė, ka 4 hyrje dhe njė skenė me dy kate.

Objekti datohet rreth 10-vjeēarėve tė mesit tė shek. II p.k. Pėr herė tė parė ai u evidentua gjatė Luftės sė Parė Botėrore nga arkeologu austriak Prashniker. Gėrmimet e para nė kėtė objekt u kryen nė vitet '80 nga Instituti i Arkeologjisė, nėn drejtimin e arkeologut Apollon Baēe.

HermesNews - ©2013