Video

13/03/2013 11:10:04

Leipzig, autorėt tanė nė panairin e librit

Autorėt shqiptarė do tė jenė pjesė e paneleve tė diskutimeve rreth temave qė kanė tė bėjnė me letėrsinė, me problematikat dhe vėshtirėsitė qė ndesh ajo dhe shkrimtarėt qė jetojnė dhe krijojnė sot, nė epokėn e rrjeteve sociale






TIRANĖ - Edhe kėtė vit Panairi i Librit nė Leipzig, ndėr mė tė rėndėsishmit nė rrafshin kulturor tė Europės, do tė hapė dyert pėr tė pritur autorė e botues nga dhjetėra vende, veē tė tjerėve, edhe pjesėmarrės nga Shqipėria.

Njė grup prej dhjetė vetash, autorė e botues, tė organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarė, pėr tė katėrtin vit radhazi pėrfaqėsojnė vendin tonė me stendėn e tyre, qė ėshtė e pozicionuar nė njė pavijon shumė tė rrahur nga vizitorėt.

Pjesė e qindra autorėve qė do tė prezantojnė veprat e tyre nė kėtė panair, do tė jenė edhe katėr autorė shqiptarė: Artan Fuga, Visar Zhiti, Lindita Arapi dhe Alma Papamihali.

Gjatė katėr ditėve tė kėtij Panairi, duke filluar nga data 14 Mars e cila shėnon dhe hapjen e Panairit tė Leipzigut pėr kėtė vit, e deri mė 17 Mars, autorėt shqiptarė do tė jenė pjesė e paneleve tė diskutimeve rreth temave qė kanė tė bėjnė me letėrsinė, me problematikat dhe vėshtirėsitė qė ndesh ajo dhe shkrimtarėt qė jetojnė dhe krijojnė sot, nė epokėn e rrjeteve sociale.

I tillė do tė jetė diskutimi me temė “Tė jetosh dhe tė shkruash nė epokėn e rrjeteve sociale”.

HermesNews - ©2013