Video

12/03/2013 04:04:48

Elbasan, ja aktivitetet qė do tė mbahen pėr Ditėn e Verės

Janė parashikuar qė tė ketė njė sėrė koncertesh dhe aktivitetesh sportive e kulturore nė kėtė ditė, qė nisin me hapjen e panairit Dita e Verės 2013






ELBASAN - Bashkia e qytetit ka hartuar njė program tė gjėrė pėr Ditėn e Verės, festė pagane, qė kremtohet ēdo fillim pranvere nė qytetin e Elbasanit.

Ėshtė parashikuar qė tė ketė njė sėrė koncertesh dhe aktivitetesh sportive e kulturore nė kėtė ditė, qė do tė nisin ditėn e nesėrme, me hapjen e panairit Dita e Verės 2013.

Sipas kreut tė bashkisė, Qazim Sejdini, edhe kėtė vit Qendra kulturore e fėmijėve do tė organizojė njė koncert tė madh, i cili do tė startojė mesditėn e datės 13 mars, e nė vijim do tė jetė Banda frymore, e cila do tė intepretojė nė qendėr tė qytetit muzikė tė ndryshme pėr vizitorėt".

Edhe kėtė vit ansambli "Isuf Myzuri" do tė organizojė njė koncert nė qendėr tė qytetit, pėr tė vijuar mė pas me kėngė tė ndryshme tė lehta dhe popullore nga kėngėtarėt e njohur shqiptarė Pirro Ēako, motrat Irma dhe Eranda Libohova, Silva Gunėbardhi dhe Mandi, etj.

Shumė pranė mesnatės sė Ditės sė Verės do tė pėrshėndesė tė gjithė qytetarėt elbasanas kreu i Bashkisė, Qazim Sejdini, ndėrsa mė pas fishekzjarret do tė mbulojnė qiellin e qytetit.

Festa e Natės sė Verės si ēdo vit parashikohet tė zgjasė qė nė orėt e para tė Ditės sė Verės, e cila do tė nisė me krosin masiv tradicional tė shkollave 9-vjeēare tė qytetit, parakalimin e karnavaleve pėrgjatė bulevardit kryesor tė qytetit Aqif Pasha.

Parashikohet qė edhe kėtė vit tė marrin pjesė deputetė, pushtetarė, drejtues tė lartė tė qeverisė.

Dita e Verės ėshtė festė e pėrtėritjes sė natyrės e vazhdimėsisė sė jetės. Festohet mė 14 Mars, pikėrisht kur mendohet se ka filluar mbirja e bimėsisė tradicionale si karakaftet dhe manushaqet.

Rreth origjinės sė festimit tė Ditės sė Verės nuk ka njė “version" tė qartė, por si festė pagane, Dita e Verės shpreh adhurimin dhe simpatinė pėr natyrėn dhe veprat e saj mbi tokė. Thuhet se zakonet dhe ritet zbatoheshin qysh nga kohėt mė tė lashta. Pėr ditėn nė fjalė, ruhej e gjithė zahireja e njė moti mė parė si arrat, mollėt, palėt e fikut, ftonjtė, mjalti apo pekmezi.

Nė periudhėn e socializmit, ndonėse nė kohė shumė tė vėshtira, tradita nuk humbi, porse festohej me sa mundėsi kish, nė tė dielėn mė tė afėrt me datėn 14 mars. Festa pėsoi njė rigjallėrim tė dukshėm gjatė mandatit tė kryebashkiakut Engjėll Dakli, i cili organizoi nė vitet 1998, 1999, 2000, festimet e para masive, duke krijuar kėshtu rikthimin e traditės pėr Elbasanin.

HermesNews - ©2013