Video

07/03/2013 10:25:43

Homazhe nė hollin e Teatrit kombėtar nė nderim tė Roland Trebickės

Topalli, humbėm njė kolos tė artit shqiptar






(18:28) Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, bėri sot homazhe nė ambientet e Teatrit Kombėtar, nė nderim tė aktorit tė mirėnjohur Roland Trebicka, i cili u nda nga jeta nė mėnyrė tė parakohshme nė moshėn 66 vjeēare. Kryetarja Jozefina Topalli shprehu ngushėllimet e sinqerta bashkėshortes, fėmijėve dhe familjarėve tė aktorit tė shquar Trebicka pėr humbjen e njeriut tė tyre tė dashur.

"Tė gjithė ne, arti shqiptar, ekrani, humbėm njė kolos tė komedisė shqiptare", tha Topalli.

(12:13) Presidenti i Republikės Bujar Nishani, pėrmes njė mesazhi ngushėllimi, shprehu hidhėrimin e thellė pėr ndarjen nga jeta tė artistit dhe aktorit tė shquar Roland Trebicka."Sikur aktori Roland Trebicka tė ishte njeri i zakonshėm fjalėt e ngushėllimit pėr ndarjen e tij nga jeta do tė ishin mė tė lehta pėr t'u zgjedhur e pėr t'u shprehur.

Ėshtė rrugėtimi i mundimshėm drejt artit, ėshtė jeta dhe vetė personaliteti i artistit tė shquar qė na bėn tė mendohemi shumė e tė zgjedhim fjalėn mė tė ngrohtė e tė denjė pėr tė shprehur dhimbjen dhe respektin e merituar qė ia kemi borxh, sepse ajo ēka la pas me artin e tij ėshtė njė shėrbim i madh qė i bėn vendit", thuhet nė mesazhin e ngushėllimit drejtuar familjarėve tė aktorit tė shquar.

Presidenti Nishani shprehet se "jam i sigurt se familja e tij; bashkėshortja, fėmijėt, tė afėrmit e ndjejnė shumė dhimbjen, por po aq jam i bindur se kjo dhimbje pėrkthehet nė respekt dhe mirėnjohje tė madhe nga ēdo shqiptar qė ka pasur dhe do tė ketė fatin tė ndjekė Rolandin nė rolet e tij tė mrekullueshme".

"Jeta e tij e shkurtėr ėshtė pragu i fillimit tė njė pavdekėsie, tė cilin ai e ka merituar dhe ne jemi krenarė pėr kontributin e tij ndaj artit dhe kulturės shqiptare", pėrfundon mesazhi i ngushėllimit i Presidentit Nishani.


TIRANĖ - Aktori i mirėnjohur shqiptar, Roland Trebicka, ndėrroi jetė nė moshėn 66 vjeēare, pas njė sėmundje tė rėndė. Sipas familjarėve, Trebicka ndėrroi jetė sot pasdite rreth orės 17.00. Homazhet nė nderim tė aktorit tė mirėnjohur do tė zhvillohen nesėr nė orėn 11.00 nė hollin e Teatrit Kombėtar. Ndėrkohė, ceremonia e varrimit do tė zhvillohet nė orėn 13.00. Roland Trebicka lindi nė Korēė nė vitin 1947, ndėrsa roli i tij i parė si aktor ėshtė ai i Kostės, nė filmin "Debatik", mė 1961. I njohur pėr sensin e tij tė humorit, Trebicka do tė mbahet mend gjatė pėr rolin nė komedine "Pallati 176", atė tė Jovan Bregut. Rolet e Trebickės nė teatėr janė tė shumta, ndėrsa njihet edhe pėr rolet e tij nė nė disa filma.

HermesNews - ©2013