Video

06/03/2013 17:26:09

Vdes nė moshėn 65 vjeēare artisti i madh Roland Trebicka

Pėrfundon beteja e gjatė e aktorit me kancerin






TIRANE - Aktori i njohur Roland Trebicka nuk ka mundur tė fitojė betejėn me kancerin, e cila e mundonte prej kohėsh. Aktori i njohur mė sė shumti si Jovan Bregu, pėr shkak tė rolit tė tij nė komedinė Pallati 174, i cili vijon tė mbetet nė kujtesėn e artdashėsve si interpretimi qė e bėri tė njohur, ėshtė ndarė nga jeta pasditen e sotme nė moshėn 65-vjeēare.

Mevlan Shanaj, mesazh ngushėllimi nė Facebook "Iku Landi": "Eshtė njė ikje trondistese pėr tė gjithė ne tė gjallėt dhe me siguri e papritshme pėr tė ikurit e tjerė. Ishte i ri, i veēantė nė artin e tij dhe mbi tė gjitha nė njerėzoren e lakmueshme. Ishte tinzare kjo ikje, para pak muajsh u rikthye nė skenė, na u duk triumfues siē kishte qenė pėr gati 40 vjet nė majė tė sukseseve. Landi, dije se ēdo njeri qė tė ka dėgjuar dhe parė ėshtė i tronditur, ti ishe njė magjistar i artit tėnd, le njė zbrazėti kombėtare. Nuk besoj se tė gjallėt shqipfolės do tė munden tė mos drithėrohen nga mungesa jote. Familja, skena shqiptare dhe ne miqtė sonte jemi tė shurdhtė me dhimbjen qė na lė. Tė gjithė krenohemi qė ishim bashkėudhtarė me ty.
Ishe padyshim ai qė na bėje tė harronim ēdo gjė kur ishim para teje.
Ngushėllime familjes, e di qė nuk mund tė harrohesh. I pėrjetshėm kujtimi yt."

HermesNews - ©2013