Video

05/03/2013 17:40:11

Vlorė, festime pėr 7 Marsin

Protagonistėt e kėtij spektakli ishin vetė nxėnėsit, tė cilėt, pėrmes kėngėve dhe valleve tė bukura, uronin mėsuesit e tyre pėr kėtė ditė






VLORĖ - Sot nė mjediset e Pallatit tė Kulturės "Labėria" nė Vlorė, Qendra Kulturore e Fėmijėve "B.Tushi" organizoi me rastin e 7 Marsit, ditės sė mėsuesit, montazhin muziko-letrar "Mirėnjohje". Protagonistėt e kėtij spektakli ishin vetė nxėnėsit, tė cilėt, pėrmes kėngėve dhe valleve tė bukura, uronin mėsuesit e tyre pėr kėtė ditė. Pėrveē numrave qė ishin pėrfshirė nė programin e kėtij spektakli, protagonistė u bėnė edhe mėsuesit, tė cilėt me njė kolazh kėngėsh tė bukura pėrshėndetėn tė pranishmit qė kishin mbushur sallėn e shfaqjeve tė Pallatit tė Kulturės "Labėria". Nė kėtė aktivitet u nderuan me mirėnjohje edhe mėsues tė ndryshėm qė kanė dhėnė njė kontribut tė shquar pėr punėn e bėrė me fėmijėt, me krijimtarine e tyre. Kėshtu u nderuan me mirėnjohje tė Qendrės Kulturore tė Fėmijėve, koreografi veteran Jani Gjergji, regjisori, i cili nuk jeton mė, Vasil Beqari, kėngėtarja e mirėnjohur Veneranda Billa si dhe kompozitori Vahit Kuēaj. Nėpėrmjet videos u shfaqėn figura tė shquara tė arsimit shqiptar, qė nga ēelja e shkollės sė parė shqipe, duke vazhduar me mėsuesit vlonjatė, tė cilėt kanė dhėnė njė kontribut tė shquar, jo vetėm pėr arsimin nė Vlorė, por edhe pėr atė kombėtar.

HermesNews - ©2013