Video

05/03/2013 17:27:34

Artisti Bajram Maro rikthehet me njė ekspozitė pikture nė Fier

Nė realizimet e Matos ndihej nostalgjia pėr qytetin, hallet dhe brengat e emigracionit, natyra e bukur e vėndlindjes






FIER - Piktori fierak, Bajram Mato, ēeli sot nė Galerinė e Arteve tė qytetit tė Fierit ekspozitėn personale me 87 punime nė pikturė. Pas njė periudhe gati 22 vjeēare nė emigracion, Itali, Mato rikthehet nė qytetin e tij, duke folur dhe pėrshėndetur me gjuhėn e artit.

Artistėt e shumtė, miq dhe koleg tė piktorit, por edhe publiku i shumtė artdashės qė kishte mbushur ambientet e galerisė, vlerėsoi maksimalisht pikturat, jo vetėm pėr realizimin mjeshtėror, pėr imazhin artistik, koloritin e pasur dhe plot dritė, por edhe pėr tematikėn e gjerė dhe mesazhet qė pėrcillnin.

Nė realizimet e Matos ndihej nostalgjia pėr qytetin, hallet dhe brengat e emigracionit, natyra e bukur e vėndlindjes. Mė shumė se fantazi, ato ishin realizim artistik i bukurive natyrore dhe vlerave njerėzore.

"Punimet e mia janė realiste, tė zgjedhura nė momente tė ndryshme tė natyrės dhe, qė kanė marrė kontakt me natyrėn, tė realizuara me teknikėn e punimit nė vaj", tha Mato.

Mato pohon se i pėlqen rryma realiste, e interpretuar me frymė impresioniste. Sipas tij, jeta nė emigracion nuk e pengoi nga pasioni pėr pikturėn, pėrkundrazi e ndezi edhe mė tepėr. Pėr kėtė, ai falenderon miq e kolegė, por edhe artistė italianė qė me ndihmėn dhe ngrohtėsinė e tyre ia ushqyen pasionin.

"Emigracioni ka ato problemet e njohura ekonomike. Por kolegėt qė kam njohur nė Itali mė kanė mbajtur afėr dhe kjo ka qėnė njė mėnyrė frymėzimi pėr tė mos e shuar pasionin”, tregon ai.

Mato ka lindur nė qytetin e Fierit nė vitin 1956. Nė vitin 1974 ka mbaruar liceun artistik dhe deri nė vitin 1991, kohė kur u largua nė emigracion ka qėnė anėtar i Lidhjes sė Artistėve dhe Shkrimtarėve tė Fierit.

Ka marrė pjesė nė tė gjitha ekspozitat lokale e kombėtare tė organizuara nė ato vite si dhe ka realizuar disa ekspozita personale. Nė kėto 21 vite kjo ėshtė ekspozita e parė nė Shqipėri, pasi nė Itali ka realizuar disa ekspozita personale dhe ekspozita tė pėrbashkėta.

HermesNews - ©2013