Video

04/03/2013 15:48:14

Edipi Mbret, premierė nė Tiranė gjatė fundjavės

Shfaqja vjen si ngacmim artistik dhe perceptim i asaj qė ndodh sot, pra pėrrallės sė Sofokliut nė zbėrthimin e situatave dhe karaktereve






TIRANĖ - Tragjedia e Sofokliut "Edipi Mbret" me regji tė Ilir Bokshit ėshtė premiera e parė e Teatrit Kombėtar, qė do tė ngjitet nė skenė kėtė fundjavė.
Nje sfond muzikor me elementė shqiptarė ēel shfaqjen, ndėrkohė qė elementė tė tjerė tė tillė do tė jenė tė pranishėm gjatė shfaqjes.

Regjisori dhe aktorėt janė nė ditėt e fundit tė provave pėr tė sjellė mbrėmjen e datės 9 Mars shfaqjen me njė skenografi tė pastėr, ku element kryesor ėshtė dielli, daullet si objekt qė pėrdoren nga vetė aktorėt nėpėrmjet ritmeve dhe kėngėve si zbėrthime emocionale dhe artistike.

Daullet zbresin nga lart si njė lidhje midis qiellit dhe tokės, perėndisė dhe njeriut tė kėsaj marrėdhėnie sa mitologjike dhe verbėrisė kolektive si element pėrcjellės i njerėzimit nė ēdo kohe.

Kjo shfaqje vjen si ngacmim artistik si dhe perceptim i asaj qė ndodh sot, pra pėrrallės sė Sofokliut nė zbėrthimin e situatave dhe karaktereve. Pėr regjisorin, tė sjellė antikitetin nė skenė ėshtė sfidė, ndaj ai planifikon tė sjellė pėr publikun njė shfaqje spektakolare, me shumė ritėm dhe muzikalitet. Vepra do tė sillet nė kohėn e sotme dhe do tė gėrshetohet me antikitetin, por asgjė nuk ndryshon prej pėrrallės sė Sofokliut.

Edipi, ky mbret, i cili qė kur ėshtė lindur ėshtė i destinuar tė vrasė babanė dhe tė martohet me tė ėmėn duke lindur fėmijė nga nėna qė ėshtė lindur vetė ai. Jokastra duke dashur ta ndalojė kėtė ngjarje makabre, ia jep foshnjėn Edip njė bariu pėr ta vrarė.

Helidon Fino ėshtė protagonisti i shfaqjes, nėn interpretimin e Edipit. Jokastra do tė vijė nga Yllka Mujo, Korifeu nga Ema Andrea, Kreoni nga Neritan Liēaj, etj.

Shfaqja ėshtė njė produksion i Teatrit Kombėtar nė bashkėpunim me Teatrin Kombėtar tė Kosovės. Nga Teatri i Prishtinės pjesė e produksionit ėshtė jo vetėm regjisori Ilir Bokshi, por edhe kompozitori, Trimor Dhomi, skenografi Petrit Bakalli dhe kostumografja Vesa Kraja.



HermesNews - ©2013