Video

04/03/2013 11:29:07

Kunguj tė mbushur me mish tė grirė dhe salcė limoni

nga Chef Renato Mekolli






Sekretet e aromave tė Renatos Pėrbėrėsit: 10 kunguj tė vegjėl, 400 gr mish viēi i grirė,1 filxhan ēaji oriz, 1 filxhan ēaji vaji ulliri, 2 vezė, 1 qepė e grirė, 3 qepė tė njoma, 1/2 tufė koper, 1/2 tufė mendėrz, pak rigon,1/2 filxhani ēaji lėng limoni, kripė, piper.

Pėrgatitja: Lajme kungujt, i presim pak sipėr dhe me ndihmėn e njė thike tė vogėl i hapim nga brenda, qė t'i mbushim mė pas. Nė njė tigan vendosim 1/2 e filxhanit tė vajit, qepen, kripėn, e skuqim pak, por pa marrė ngjyrė dhe mė pas vendosim mishin e grirė. Vazhdojmė tė trazojmė mishin me qepėn pėr pak minuta akoma dhe nė fund vendosim koprėn, menderzėn, rigonin, piperin dhe orizin.

E trazojmė gjellėn pėr pak dhe i hedhim 1 gotė uji, ose lėng mishi, ose perimesh. Pasi t'a kėtė pirė lėngun, e heqim nga zjarri, e lėmė tė ftohet dhe mbushim kungujt. Pasi t'i kemi mbushur, i vendosim bukur nė njė tenxhere, hedhim vajin qė na ka ngelur, 3 filxhan ēaji ujė dhe e lėmė deri sa tė jetė gjella gati, duke e zjerė gjithmonė nė zjarr tė avashtė.

Nė njė kupė rrahim vezet me limonin, vendosim nė tė pak nga lėngu i gjellės qė kemi nė tenxhere. Vezėn me limonin i vendosim nė tenxhere dhe e heqim nga zjarri....mmmm, fjala e Renatos miq, ka pėr tė qenė shumė e mirė ! Ju bėftė mirė !

HermesNews - ©2013