Video

26/02/2013 16:17:47

Projekti-Alarm pėr mbrojtjen e 51 kishave

Bumēi, ndihmė UNESCO-s pėr rekuperimin e vlerave historike






TIRANĖ - Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Aldo Bumēi tha sot se, nga dėmtimi i Kishės Shėn e Premte nė fshatin Vlash tė Elbasanit, nuk mund tė nxirren pėrgjithėsime pėr trashėgiminė kulturore dhe se vėmendja e qeverisė pėr kėtė fushė ėshtė e dukshme dhe e matshme me fondet e akorduara.

I pranishėm nė Komisionin pėr Edukimin dhe mjetet e informimit publik, Bumēi tha se tashmė ka filluar restaurimi i pjesėve te mbetura nga afresku i Onufrit nė Kishėn e Vlashit dhe se mund tė restaurohet 40-45 % e tij. Ndėrkohė ndihmė i ėshtė kėrkuar edhe UNESCO-s pėr njė ekspertizė nė kėtė drejtim.

“Kemi hartuar njė projekt pėr sistemin e alarmit dhe tė mbrojtjes sė 51 kishave. Monumentet e kulturės nuk kanė patur kurrė mbrojtje me armė. Edhe po tė kishte, nuk do ta kishte shpėtuar dėmtimin e Kishės sė Vlashit”, tha ministri, duke ju pėrgjigjur pyetjes se pėrse janė hequr nė vitin 2007 kujdestarėt e monumenteve tė kulturės.

Deputeti i Partisė Socialiste, Auron Tare shprehu shqetėsimin nė lidhje me njė raport tė fundit qė UNESCO shprehet pėr mungesėn e kontrollit sė ndėrtimeve pa leje nė Gjirokastėr dhe Berat.

Gjithashtu deputeti ngriti pyetjen se ēfarė po bėhet me Burgun e Spaēit, ku pritet tė ndėrtohet njė muze. Kush po e ruan atė ? "Burgu i Spaēit ėshtė lėnė nė mėshirė tė fatit. Nuk ka as ruajtjen mė minimale. Hekuri po shitet pėr skrap", tha Tare, duke shtuar se qeveria s'ka bėrė asgjė nga projekti i hartuar nė vitin 2009.

Nė lidhje me kėtė tė fundit, ministri Bumēi tha se i ėshtė dhėnė pėrparėsi Burgut tė Shkodrės pasi ai ka mė shumė turistė dhe se ky projekt ėshtė drejt fundit.

“Ky objekt ndėr vite ka pasur dėmtime. Ka njė projekt fillestar me vlerė 25 milionė lekė tė reja pėr Burgun e Spaēit. Ndėrkohė qė Organizata Europa Nostra kėrkon ta pėrfshijė Burgun e Spaēit nė 7 sitet nė rrezik tė kujtesės europiane”, tha Bumēi.

Pėrveē dėmtimeve nė Kishėn e Vlashit dhe Burgun e Spaēit, pika e tretė pėr tė cilėn referoi ministri Aldo Bumēi ishte ajo e ndėrtimeve pa leje nė Krujė. “Nuk ka asnjė ndėrtim pa leje nė qytetin e Krujės nė zonat me mbrojtje tė veēantė arkeologjike. Gėrmimet arkeologjike nuk kanė zbuluar asgjė aty ku ėshtė ndėrtuar”, tha Bumēi.

Sipas deputetit Auron Tare nė Krujė po ndėrtohet nė hyrje tė Kalasė dhe kjo ndėrtesė 4-5 katėshe po prish integritetin e peisazhit duke mos pasur mė pamje tė kalasė. Tare shprehu shqetėsimin edhe pėr Mozaikun e Tiranės nė Muzeun Historik Kombėtar qė u dėmtua pak kohė mė parė.

Nė lidhje me kėtė tė fundit, Bumēi tha se ai ėshtė ndėrtuar gabim qė nė fillim dhe se njė fond prej 4 milionė lekėsh tė reja do tė restaurojė pjesėn e dėmtuar mė rėndė tė mozaikut. Sipas ministrit Bumēi, qeveria nė mandatin e saj tė dytė, ka shtuar pėr trashėgiminė kulturore 290 milionė lekė mė shumė, ndėrkohė qė rreth 1 milionė lekė tė reja janė akorduar nga donatorėt.

Deputetėt e PS-sė raportuan pėr dėmtime nė shumė monumente kulture mes tė cilave Kisha nė Mesopotam e cila po rrėnohet, Kisha e Shelcanit, ndėrtimet pa leje nė Kalanė e Tepelenės, etj.

HermesNews - ©2013