Video

25/02/2013 16:22:13

Postobllok pranė ish-bllokut

Vendosja memorialit tė simboleve tė diktaturės pritet tė miratohet nga Kėshilli Bashkiak dhe bashkon nė njė instalacion tre objekte tė ngarkuar me simbolika lokale dhe universale






TIRANĖ - Kryqėzimi i Bulevardit Dėshmorėt e Kombit me rrugėn Ismail Qemali, pėrballė hotel Rogner, do tė jetė vendi ku do tė vendoset Memoriali pėr Simbolet e Diktaturės POSTBLLOK. Vendosja e tij, i cili pritet tė miratohet nga Kėshilli Bashkiak, bashkon nė njė instalacion tre objekte tė ngarkuar me simbolika lokale dhe universale.

Projekti ėshtė iniciuar nga Bashkia e Tiranės nė bashkėpunim me artistėt Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi. Karakteristikė e veēantė e kėtij kompleksi ėshtė se tė tre objektet janė autentikė dhe vijnė nė formė “artifakti”, ēka do tė thotė qė bartin nė vetė trupin e tyre, gjurmėt e asaj kohe.

Gjithashtu, ndėrhyrja artistike do tė realizohet nė njė hapėsirė urbane historike nė hyrje tė Bllokut, pra pikėrisht nė vendin ku Bunkeri ėshtė instaluar qysh nė kohėn e diktaturės, ku do tė ndėrtohet memoriali si njė metaforė e “arkeologjisė” sė vuajtjes dhe dhimbjes.

Muri i Berlinit ėshtė njė copė e murit, dhuratė qė i ėshtė bėrė Bashkisė sė Tiranės nga Bashkia e Berlinit. Shtyllat e galerisė janė marrė nga miniera e kampit famėkeq tė Spaēit. Muri i Berlinit, i njohur nė tė gjithė botėn, ėshtė i mbushur me histori, qė na kujtojnė ndarjen e botės komuniste nga pjesa tjetėr e botės, luftėn e ftohtė, izolimin si mjet sundimi, mungesėn e komunikimit, tentativat pėr ta kaluar atė nė kėrkim tė lirisė, vrasjet rrėzė tij dhe mė nė fund shembjen e tij.

Bunkeri, me njė simbolikė veēanėrisht shqiptare, evokon izolimin e Shqipėrisė, paranojat e diktaturės, mundin e njerėzve pėr t'i ndėrtuar ato nėpėr tė gjithė territorin e Shqipėrisė, si fragmente tė njė piramide gjigante absurde.

Objekti i tretė ėshtė njė organizim shtyllash betoni, i njė fragmenti galerie miniere si ato ku kanė punuar ish tė burgosurit. Ai synon tė evokojė mundimin e gulakėve komunistė, punėn e papaguar prej skllavi, por edhe skllavėrimin e pjesės mė tė madhe tė popullsisė nė burgun e madh, pasi pamje tė tilla rrėnojash tė asaj kohe janė pjesė e peisazhit shqiptar anė e kėnd.

Vizitori i memorialit ftohet jo vetėm ta vėshtrojė nga jashtė – rruga apo trotuari – instalacionin, por edhe tė futet brenda tij, tė ecė nėpėr rruginat qė lidhin tre objektet, tė hyjė brenda bunkerit dhe tė rrugėtojė nėn dhe nėpėr shtyllat e galerisė sė Spaēit duke u kthyer me imagjinatė nė atė kohė, pėr tė evokuar kohėn e diktaturės komuniste me mungesėn e lirisė, vuajtjen, izolimin dhe persekutimin qė e ka karakterizuar.

HermesNews - ©2013