Video

24/02/2013 14:22:41

Bust pėr Sabri Godon dhe Jeronim de Radėn

Busti i Jeronim De Radės, vepėr e realizuar nga Odise Paskali, do tė vendoset po nė lulishten pėrpara Parlamentit, pėrballė rrugės Jeronim De Rada, ndėrsa busti i Sabri Godos do tė vendoset nė lulishten pėrpara Parlamentit






TIRANĖ - Bashkia e Tiranės vendosi shtimin e dy busteve nė kryeqytet. Do tė jetė ai i politikanit, shkrimtarit dhe skenaristit, Sabri Godo si dhe ai i poetit dhe luftėtarit tė ēėshtjes kombėtare shqiptare, Jeronim De Rada.

Busti i Sabri Godos do tė vendoset nė lulishten pėrpara Parlamentit, ngjitur me shėtitoren Murat Toptani, nga Akademia e Shkencave, sipas planvendosjes bashkėlidhur kėtij vendimi.

Ndėrsa busti i Jeronim De Radės, vepėr e realizuar nga Odise Paskali, do tė vendoset po nė lulishten pėrpara Parlamentit, pėrballė rrugės Jeronim De Rada.

Godo njihet si njė penė e rrallė, nė romanet me karakter historik, ku mė tė bujshmet e mė tė diskutuarat janė “Skėnderbeu”dhe “Ali Pashė Tepelena”. Mbi kėto figura qė i kalonin pėrmasat e kombit, ai nuk reshti sė kėrkuari. Kėto romane janė ripunuar e ribotuar disa herė, janė pėrkthyer nė disa gjuhė dhe vlerėsuar lart nga kritika.

Si njė njohės i thellė i karakterit njerėzor, shkroi po me aq mjeshtėri romanet e novelat mbi luftėn, pėr tė cilat u akuzua nga censura e regjimit si shkrimtar i deheroizimit dhe vuajti pasojat. Nė vitin 1974 u pėrjashtua nga Lidhja e Shkrimtarėve pėr “devijim nga realizmi socialist” dhe u dėrgua pėr “riedukim” pėr 11 vjet (1974-1985).

De Rada luajti njė rol tė madh nė historinė e letėrsisė shqiptare. Ai ėshtė i pari qė shkroi vepra me frymė kombėtare. Figura e tij ngrihet si figura mė e kulluar dhe mė e fuqishme e letėrsisė dhe e botės arbėreshe.

Ndikimi i tij mbi shkrimtarėt arbėreshė bashkėkohės ishte i madh; tradita poetike shkruar prej tij vijon tė jetojė e pėrtėrirė edhe nė letėrsinė e sotme arbėreshe. Pas Ēlirimit nė Shqipėri janė botuar tė adoptuara veprat e tij kryesore. Mban titullin "Mėsues i Popullit".

Busti i Jeronim De Radės mban vlerėn e dyfishtė pasi ėshtė njė nga punimet mė tė arrira tė artistit Odise Paskali Skulptor i Popullit.

HermesNews - ©2013