Video

18/02/2013 19:41:34

Sokol Sejdo, muzikanti qe flet Jazz

Koncert pėrmes lojės sė 4 muzikantėve tė talentuar, si Emiljano Dhima nė bateri, Visar Kuqi nė kontrabas, Erjon Medha nė kitar dhe Sokol Sejdo saksofon






TIRANĖ - Pėr Sokol Sejdon, saksofoni ėshtė mikrofoni i shpirtit, me tė cilin ai mund tė shprehet lirshėm nė gjuhėn e Jazzit. Dy vjet pas koncertit tė parė me quartetin e tij, ai sė bashku me 3 muzikantė tjerė kanė vendosur tė vijnė sėrish pėr publikun shqiptar nė njė mbrėmje Jazzi, nė 28 shkurt nė sallėn e Universitetit tė Arteve nė Tiranė.

Nė njė intervistė, Sejdo thotė se “ky koncert jazz vjen i dytė nė rradhė dhe mendoj ta kthejmė nė njė ritual. Artistit i duhet kohė pėr tė akumuluar, dhe njė shkėputje prej 2 vjetėsh ėshtė i mjaftueshėm pėr kėtė proēes. Ēdo artist pas njė periudhe tė caktuar kohe ka se ēfarė tė tregojė pėr publikun. Muzikanti shpreh gjithė bagazhin e tij, sidomos nė muzikėn jazz spikat vėshtirėsia e lojės profesioniste, sepse muzika jazz ėshtė improvizuese”.

Koncerti do tė vijė pėr publikun shqiptar pėrmes lojės sė 4 muzikantėve tė talentuar, si Emiljano Dhima nė bateri, Visar Kuqi nė kontrabas, Erjon Medha nė kitar dhe Sokol Sejdo saksofon.

Programi i mbrėmjes do tė pėrfshijė katėr rryma tė ndryshme pėr tiu pėrshtatur pėlqimeve tė publikut. “. Kemi zgjedhur tė interpertojmė pjesė tė rrymės sėing, balada, latin jazz dhe dy pjesė funky qė ėshtė pak mė modern pėr publikun”, tha Sejdo. Mė konkretisht pjesėt qė do tė interpretohen janė “Sweet Georgia Brown”, “Lester leaps”, “ Nature boy”, “So what”, “Cold Duck Time”, “ As Time Goes By” dhe “SPAIN”.

Saksofonisti Sokol Sejdo e konsideron Jazzin si njė gjuhė tė huaj, dhe njė muzikant qė pretendon tė luajė atė, duhet ta asimilojė mirė kėtė gjuhė. Ndonse ėshtė autodidakt nė ritmet e jazzit, ai tregon se dashuria e tij pėr kėtė ritėm dhe saksofonin lindi pas diplomimit tė tij pėr klarinetė.

HermesNews - ©2013