Video

18/02/2013 19:05:57

Struktura kalimtare ne GKA

Piktura e Korinit ėshtė njė akumulim qasjesh piktorike abstrakte






TIRANĖ - Genti Korini do tė ēelė pėr herė tė parė njė ekspozitė personale nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, e cila pėrmbledh njė cikėl tė fundit pikturash abstrakte. “Struktura kalimtare” titullohet ekpsozita qė do tė hapė dyert pėr publikun nė 21 shkurt. Ata tė cilėt kanė vizituar edicionin e fundit tė “Onufri 2012” me siguri qė janė “ndeshur” edhe me veprat e Korinit dhe tashmė kanė mundėsinė tė shikojnė njė hapėsirė tė gjithė vetėm me krijimet e tij

Piktura e Korinit ėshtė njė akumulim qasjesh piktorike abstrakte. Ajo pėrmbledh brenda saj, duke pėrzier nė njė trup tė vetėm, abstraksionizmin, abstraksionizmin gjeometrik, konstruktivizmin, suprematizmin dhe ekspresionizmin abstrakt. Tė gjitha kėto qasje tė ndryshme piktorike merren prej autorit si referenca historike dhe sillen nė funksion tė prodhimit tė njė imazhi qė tenton tė gjejė ekuilbėr mes kaosit dhe rendit. Ekspozita do tė qėndrojė e hapur deri nė 23 mars nė GKA.

HermesNews - ©2013