Video

13/02/2013 18:12:18

Tė falem i bukuri Durrės, trafita e krijuesve

Himni i dashurisė pėr qytetin antik






DURRES - Durrėsi ėshtė njė qytet qė identifikohet lehtė, jo vetėm nga deti, porti, monumentet arkeologjike dhe historia e lashtė. Qė prej gati njė gjysėm shekulli njė kėngė e bukur, e shkruar, kompozuar dhe interpretuar vetėm nga durrsakė, ėshtė kthyer nė njė himn dashurie pėr qytetin antik. Kjo ėshtė njė arsye mė shumė pėrse duhet kujtuar nė prag tė festės sė Shėn Valentinit, thotė kompozitori Hajg Zacharian, i cili ka orkestruar tani sė fundi njė variant tė ri tė kėngės gjysėmshekullore, tė cilėn ai e pėrkufizon si njė kushtim dashurie pėr qytetin. "Tė falem i bukuri Durrės" gati e ka humbur autorėsinė, ashtu siē ndodh vetėm me krijimet e mėdha dhe tė pėrjetshme, dhe tė gjithė ata qė e kėndojnė apo fishkėllejnė ndjehen se janė nga pak kompozitorė e kėngėtarė.

Por, kėnga pėr Durrėsin, ndoshta e vetmja qė kėndohet me kaq sukses krahasuar me qytetet e tjera shqiptare, "Tė falem i bukuri Durrės", i ka autorėt e saj: krijuesin e tekstit Hysen Ēela, kėngėtarin Qemal Kėrtusha e mbi tė gjitha kompozitorin e shquar Enver Mara, i cili krijoi melodinė e bukur e tė pavdekshme tė siglės muzikore tė qytetit tonė. Kompozitori Enver Mara dhe krijuesi i tekstit Hysen Ēela nuk jetojnė prej vitesh, ndėrsa kėnga e shkruar prej tyre mbijeton njėlloj si qyteti 3000-vjeēar, tė cilit i kushtohen vargjet "Tė falem i bukuri Durrės". Po, cilėt janė krijuesit e kėngės, e cila ka njohur vitet e fundit edhe disa orkestrime tė reja, e qė po kėndohet nga kėngtarė tė rinj lirikė nga Durrėsi.

Enver Mara, kompozitori i njohur/ Enver Mara ka lindur nė Durrės nė ditėn e parė tė vitit 1921. Do ta jetonte rininė e tij mes dy luftrave botėrore nė njė qytet qė po zhvillohej me shpejtėsi. Ende fėmijė ai dėgjonte xhaxhallarėt e tij qė luanin nė instrumenta dhe sė bashku me tė jatin kėndonin mbrėmjeve nė oborrin e shtėpisė. Filloi tė zgjohej njė interesim i veēantė pėr muzikėn te Enveri i vogėl, por kjo nuk do tė zgjaste. Xhaxhai i tij muzikant e regjistron nė bandėn frymore tė qytetit. Djaloshi i ri gjen atmosferėn qė i duhej, por mbi tė gjitha fillon tė lėvrojė pasionin e fshehur. Pas pune, ditė e natė Enveri mėson solfezhin dhe teknikat e interpretimit.

Ishte vetėm 16 vjeē, kur i besojnė tė luajė si solist njė nga sonatat e Franz Shubertit. Pėrballė ishte publiku durrsak, ndėrsa pas tij djaloshin e shoqėronin tė gjithė ata qė i kishin mėsuar tė fshehtat e instrumentit. Shumė vite mė vonė kur ai bėhet drejtues i Fanfarės sė Durrėsit, me siguri e ka kujtuar ditėn kur ka interpretuar pėr herė tė parė si solist. Ndoshta edhe ky fakt e bėri Enver Marėn njė nga dirigjentėt mė tė njohur nė shkallė vendi. Matish Gjeluci, njė prej autorėve mė tė njohur tė teksteve nė Durrės, do tė kujtonte kėngė tė tilla si "Shamia e ushtarit", "Korrėsja e re", "Vasha devollite", "Dikush pėrgjon te kroni", "Kthente djali nga ushtria", etj.

"Ndoshta pa e kuptuar mirė as ai vetė, kėnga e Enver Marės filloi qė nė kėtė periudhė tė krijimtarisė sė tij tė ketė ngjyra tė veēanta, tė formojė fizionominė e saj, tė dallojė prej shoqeve, tė ketė vulėn e personalitetit krijues tė kompozitorit" do te shprehej Gjeluci nė njė intervistė, duke shtuar: "Ja pse kėnga e tij u bė e dashur, ja pse ato kėndoheshin jo vetėm nė mikrofonin e radios, por edhe nė shfaqjet e dhjetra grupeve amatore si dhe nė festat popullore e familjare". Muzika e vodevilit "Kopshti i jargavanėve", e kompozuar prej tij me kėrkesė tė teatrit tė Durrėsit u bė shkak qė Mara tė kompozonte edhe opereta tė tjera. Regjisori Gjergj Vlashi kujton bashkėpunimin e tij si libretist me kompozitorin Enver Mara nė operetėn pėr fėmijė "Libri dhe topi", si dhe nė operetėn "Kėngė pėr detin".

Enver Mara dėshmoi kėshtu se mund tė krijonte shumė mė tepėr se njė buqetė me kėngė. Megjithėse autodidakt, nė kushtet kur tashmė kishte edhe familjen e tij tė re, vullneti i Marės pėr rritjen e nivelit profesional ishte i admirueshėm. Lindin kėngė tė tjera tė njohura si "Legjenda e erės", "Qyteti im", "Kush ka faj", "Hej, dėgjoni si bie lodra", etj. Nė shėnimet e prof. Enver Marės, tė cilat i ruan me shumė kujdes e bija pianiste, Afėrdita Mara Sinemati, janė regjistruar 125 kėngė pėr masa qė nisin nė vitin 1951 me titullin " Para shoqe" dhe pėrfundojnė me titullin ""Shkambi legjendar" nė vitin 1971. Mė pas janė 30 tituj tė muzikės sė lehtė dhe 17 vepra pėr bandė frymore, ku dallohen: Fantazi, marshe, uvertura, rapsodi, qė tė gjitha vepra tė interpretuara nė Durrės e Tiranė, dhe pjesėrisht tė regjistruara nė fonotekėn e Radio Tiranės.

Enver Mara jetoi vetėm 54 vjet. Njė sėmundje e rėndė ia ndėrpreu jetėn mė 24 nėntor tė vitit 1975, duke i shkaktuar dhimbje tė rėndė familjarėve, por edhe atyre qė punuan me tė, e nė tė njejtėn kohė edhe artdashėsve tė shumtė, qė jo vetėm i duartrokitėn krijimet dhe kėngėt e shumta tė kompozuara prej tij, por edhe i kėnduan nė ēdo rast. Njėlloj siē na ndodh kur dėgjojmė himnin e dashurisė sė sinqertė qė kompozitori Enver Mara shkroi pėr qytetin e lindjes "Tė falem i bukuri Durrės".

Hysen Ēela, intelektual i shquar, gazetar dhe pėrkthyes/ Tė gjitheve na ka rėnė rasti tė dėgjojmė apo edhe ta kendojmė kėngėn: "Tė falem i bukuri Durrės". Muzika ėshtė e kompozitorit tė ndjerė tė talentuar Enver Mara po ne harrojmė se teksti i kėngės ka pėr autor njė intelektual tė shquar tė qytetit tė Durrėsit, gazetarin dhe pėrkthyesin e aftė, Hysen Ēela, tha pėr ATSH-nė regjisori dhe shkrimtari Gjergj Vlashi. Ai ėshtė figurė e nderuar e traditės qytetare durrsake qė sot ėshtė padrejtėsisht disi e harruar, megjithėse njė shkollė e qytetit, pikėrisht shkolla e hoteleri-turizmit, mban emrin e tij.

Hyseni lindi nė Durrės nė vitin 1910 nė njė familje me prejardhje nga Kruja. Mėsimet e para i mori nė qytetin e lindjes, kurse mė vonė studjoi nė Shkollėn Teknike Amerikane nė Tiranė nė degėn pedagogjike. Pasi mbaron shkollėn, punon tetė muaj si mėsues nė Krujė, pastaj transferohet nė Durrės nė shkollėn fillore ish "10 korriku" deri nė vitin 1938. Pas lufte, pa dėshirėn e tij emėrohet nė Seksionin e Kulturės Popullore me detyrė si pėrgjegjės teknik. Si njeri i aftė e me kulturė emrohet kryeredaktor i gazetės lokale "Populli" e para gazetė qė u botua pas lufte nė qytetin tonė. U botuan pak numra, por po t’i shfletosh tė bie nė sy cilėsia e saj, lėnda e zgjedhur me kujdes dhe faqosja e goditur, nėnvizon Gjergj Vlashi.

I propozuan qė tė mbetej kryeredaktor, por ai nuk pranoi. Njė natė dimri tė vitit 1946 i arrestojnė vėllanė e vogėl, i cili kishte qenė partizan dhe bashkė me Markun, vėllanė e arkeologut tė njohur Vangjel Toēi, pushkatohen pa gjyq. Pas kėsaj Hysenin e transferojnė nė fshatin Arrės e Madhe (Tepelenė) duke u mbajtur nėn survejim si armik i popullit. Nuk shkoi shumė dhe Hysenin e arrestojnė dhe pas tetė muaj hetuesie e dėnojnė me 20 vjet burg, nga tė cilet kreu dhjetė. Sipas mjeshtrit tė skenės, Gjergj Vlashi, pasi doli nga burgu Hysenin e ēuan nė punė tė rėndė krahu derisa u rrezua diktatura. Nuk bėri punė tė tjera se vitet kishin kaluar dhe trupi tij ishte sfilitur; megjithatė nuk u shkėput nga puna e pėrkthyesit, u muar me redaktime tė ndryshme dhe na la edhe tekstin shumė tė bukur tė kėngės "Tė falem i bukuri, Durrės". Me propozim tė shoqatės Durrėsi dhe tė drejtorisė arsimore, Presidenti i Republikės i akordoi nė vitin 1993 titullin e lartė "Mėsues i Popullit", ndėrsa shkolla teknologjike mori emrin "Hysen Ēela".





HermesNews - ©2013