04/02/2013 17:42:22
Amadeus, rikthehet nė Teatrin Kombėtar
Shfaqja do ti ngjajė pikėrisht atij vajtimi tė munguar pėr Mjeshtrin
TIRANĖ - Ndėrkohė qė nė Teatrin Kombėtar premierat e reja tė sezonit janė ende nė fazėn e provave, edhe kėtė fundjavė publikut do t'i ofrohet njė shfaqje e repertorit.
Amadeus me regji tė Altin Bashės, rikthehet nė skenėn e TK-sė, nė 9 dhe 10 shkurt. Drama e Peter Shapffer rrėfen historinė e luftės mes Salierit dhe Amadeusit pėr tė zėnė vendin e dirigjimit nė orkestrėn e oborrit tė mbretit Jozef i Dytė.
Shfaqja do ti ngjajė pikėrisht atij vajtimi tė munguar pėr Mjeshtrin. Hijet fantomatike qė kaluan nė rresht para shtėpisė sė tij, do jenė figurat dhe personazhet e shfaqjes. Amadeus ėshtė njė ftesė pėr njė udhėtim nė universin e gjeniut tė pavlerėsuar. Si nė njė ėndėr,r publiku do tė futet nė universin Moxartian pėr tė ridimensionuar fuqinė e talentit.
Duke parė talentin e Amadeusit, Salieri qė ishte dhe dirigjent nė oborrin mbretėror, thur njė komplot. Ai vishet me njė maskė, qė nuk njihet dhe i kėrkon Amadeusit tė shkruajė dy vepra kishtare. Salieri e merr veprėn e Amadeusit dhe e interpreton nė oborrin mbretėror, duke treguar se ai ishte kompozitori i pjesėve tė muzikės kishtare, duke marrė nė kėtė mėnyrė edhe famėn e veprave muzikore.
Nė rolet kryesore interpretojnė aktorėt si, Fatos Sela, Marin Orhanasi, Eni Jani, Romir Zalla, Gazment Paja, Gjergj Mena, Ahmet Pasha, Vangjel Toēe, Mėrkur Bozgo, etj. Javėn qė shkoi nė skenėn e TK-sė u ringjit Ėndrra e Ismail Qemalit e Spiro Dunit, ndėrkohė dy premirat e reja do tė jenė Edipi Mbret me regji tė Ilir Bokshit dhe Ėndrra e njė nate vera me regji tė John Blondell.
HermesNews - ©2013